Pastrim parash nga Panamaja. Edhe politikanë në listë . Po nga Tirana?

Rrjedhja e miliona dokumenteve sekrete të firmës ligjore të Panamasë, Mossack Fonseca, po konsiderohet prej mediave kryesore botërore si ‘lajmi më i rëndesishëm i botës’ i të gjitha kohëve.

Sipas mediave boterore, deri më tash janë gjetur lidhjet financiare të Vladimir Putinit si dhe Kryeministrit islandez.

Në këto transaksione financiare, raporton The Guardian, janë të përfshirë edhe 70 burrështetas aktualë, ose ish-kryetarë shtetesh. Dokumentet flasin për pastrime parash në vlera jashtëzakonisht të mëdha financiare, që politikanët i kanë realizuar duke vjedhur popujt e tyre, shkruan Gazeta Express.Sipas mediave botërore, të përfshira në pastrim parash, bashkë me kompaninë e Panamasë, janë edhe bankat zvicerane dhe ato qipriote.

Në Shqiperi dhe në Kosovë vazhdimisht është folur për pastrime të mëdha parash, nga politikanët, ose të afërmit e tyre. Gjasat janë të mëdha që të zbulohen dokumente interesante.

Këto dokumente sekrete fillimisht i janë dhënë gazetës së famshme gjermane Suedeutsche Zeitung, e cila i ka ndarë edhe me 107 media tjera, që ditëve në vijim do t’i zbardhin ato.

A ka politikanë shqiptarë në këtë listë emrash? Gjasat janë që po, porse pritet të dalin emrat.

Afera pothuajse sapo ka shpërthyer, por përsëri konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të historisë së gazetarisë. Plot 11 milione emaile të zbuluara nga arkivat e kabinetit panamez Mossack Fonseca, tregojnë se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore, politikanët, njerzit e krimit, sportistët dhe milariderët që duan ti fshihen taksave. Sipas gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung që ka nisur këtë investigim në rrjetën e këtyre dokumentave sekrete të zbuluara kanë rënë deri më tani presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, Ish shefi u UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi.

Çështjen që tani njohet si « Panama Papers » përveç gazetës gjermane po e studion edhe prestigjozia franceze Le Monde së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ). Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e wikiliksit, për të përpunuar morinë e madhe të dokumentave. Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë, Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil, Zvicër.

“Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit por edhe rrjedhja me e madhe e dokumentave në botën e financës” komentonte sot gazeta Le monde.

Ky skandal planetar filloi të zbulohej nga një burim ende anonim që filloi ti çojë dokumentat sekrete gazetës Süddeutsche Zeitung. Vetëm pasi panë masën e madhe të kësaj miniere ari, gazetarët gjermanë vendosën ta ndajnë atë me partnerët e tyre të përhershëm te cilet nuk kane më asnjë dyshim për autenticitetin e dokumentave që përmban kjo dosje 1500 herë më e madhe sesa Wikiliksi.

Sipas tyre deri tani në të figurojnë emrat e 12 shefa shtetesh (6 ne detyre) e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerzve më të pasur në botë sipas klasifikimit të Forbes.

SHKARKO APP