Pasuria 1.13 miliardë lekë, ILDKPKI nis hetimin për deputetin Alfred Peza

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKPKI) njoftoi sot se ka nisur hetimin e plotë për pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza. Hetimi nis pas raportimeve në media se bashkëshortja e deputetit ka blerë aksione me vlerë mbi 1 miliardë lekë në një bankë private.

“ILDKPKI, fillon kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Alfred Peza. Nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në bankën Credins nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të subjektit Alfred Peza”,- thuhet në njoftim.

ILDKPKI deklaron se hetimi do të shtrihet edhe te familjarët e deputetit. “Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur. Inspektori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme”,- thuhet në njoftim.

Inspektorati i Lartë gjithashtu fton median dhe çdo person tjetër “që zotëron informacione për pasuri të fshehura, të padeklaruara dhe të vëna në kundërshtim me ligjin për subjektin e mësipërm, t’i depozitojnë pranë Inspektoratit të Lartë, duke j’u garatuar konfidencialitetin si një prej parimeve më të rëndësishme të punës së ILDKPKI-së,”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Peza reagon ndaj ILDKPKI: E mirëpres hetimin, por kontrolloni edhe zyrtarë të tjerë

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka reaguar në lidhje me vendimin e ILDKPI-së sa i takon nisjes së hetimeve për posedimin e një shume kursimesh prej 1 miliard dollarësh. Me anë të një njoftimi drejtuar mediave, Peza theksoi se ai dhe bashkëshortja e tij janë të hapur për hetimin administrativ.

REAGIMI

Sapo jam informuar ne lidhje me njoftimin me te fundit per shtyp te ILDKPI, qe i adresohet personit tim, me cilesine e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Mirepres kontrollin e plote dhe hetimin administrativ qe ILDKP ka nisur sot ne lidhje me pasurine e familjes time.

Inkurajoj IDKPI ti shkoje deri ne fund, me shpejtesi, paanesi dhe profesionalizem ketij hetimi te thelle e shterues. Nxis institucionin qe me te njejten ndjeshmeri dhe seriozitet te hetoje kedo nga te zgjedhurit e Kuvendit te Shqiperise, te zgjedhurit lokale dhe persona te tjetere subjekt i hetimit nga ana e ketij institucioni, sot e ne vazhdimesi, per te cilet ka patur, ka apo do te kete indicie te njejte apo te ngjashme.

Une dhe bashkeshortja ime, jemi te hapur dhe do te qendrojme 24 ore/ 24 ne dispozicion te ILDKPI per te bashkepunuar ne sqarimin dhe perfundimin e plote te kontrollit dhe hetimit te sapo nisur.

Alfred Peza

Deputet i PS

Rama reagon për herë të parë për Pezën: Akuza nga SHUQP

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar për herë të parë atë që cilësohet si një nga çështjet e ditës në politikë. Bëhet fjalë për pasurinë e deputetit të PS-së, Afred Peza, i cili rezultoi se pak kohë më parë kishte blerë aksione me vlerë mbi 1 miliardë lekë (1 milionë dollarë) në një bankë private të nivelit të dytë.rama-peza

Një komentues ka ngacmuar Ramën duke i bërë një krahasim imagjinar, se sa mund të jetë pasuria e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas 3 vite e gjysëm në detyrë.

Por, Rama i përgjigjet atij se pasuria e deputetit të Qarkut të Elbasanit që kurse ai ka marrë mandatin në fakt nuk është shtuar. Kryeministri thotë se gjithçka janë akuza politike nga opozita.

Debati

Erind: Alfred peza pe 1 vit e gjys beri 1 miliard lek..po pse do rri sajmoja pa marre gje per 3 vjet e gjys minister..mjer moj shqiperi..po na pin gjakun per dit

Rama: Po te degjosh Shqupin keshtu eshte, miliarda nga te kater anet, po fakti eshte se te ardhurat e Alfred Pezes nuk jane shtuar aspak qekur ka hyre ne politike dhe kete e tregon qarte deklarata e pasurise! Po me ke te flasesh, me kengetaret apo me spektatoret e Shqupit?!

Peza: Pasuria ime nuk është rritur nga 2013-ta. Akuzat nga ziliqarë

Sqarim i deputetit Peza:  Kam kursyer mbi 1 miliard lekë

“Une dhe bashkëshortja nuk kemi menaxhuar asnjehere, asnje lek nga fondet dhe pasurite publike”

Nga Alfred Peza

Gjate dites se sotme (13 Janar 2017), ne nje portal ne pronesi te zedhenesit te ish ministrit te Finacave ne qeverine Berisha, nje kuriozitet per pasurine e familjes time, eshte shitur si nje “skandal i madh”. Dhe sic ndodh ne te tilla raste, si nje epidemi gripi, ky lajm i pakonfirmuar dhe pa u kerkuar ne asnje rast sqarime nga une apo bashkeshortja ime, eshte shperndare ne dhjetra portale. Autori akuzon se bashkeshortja ime, krejt papritur, kishte blere aklsione ne nje banke. Duke aluduar se kjo ka lidhje me pozicionin tim si Deputet.

Ne respekt te opinionit publik dua te sqaroj se: Bashkeshortja ime ka qene dhe eshte subjekt i kontrollit dhe deklarimit te pasurise prej 15 vjetesh, qe nga viti 2002. Ndersa une, nga viti 2013 e ne vijim. Per rrjedhoje, te gjitha veprimet tona financiare dhe pasurore kane qene dhe jane te kontrolluara nga ILDKPI. Deri me sot, as ajo dhe as une, nuk kemi menaxhuar asnjehere, asnje lek nga fondet dhe pasurite publike.

Deri ne marsin e vitit 2015, kemi preferuar qe kursimet tona, ti depozitonim ne bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi. Derisa vendosem qe keto para, ti investonim ne forme aksionesh bankare. Nje transaksion ky sa ligjor, i kontrolluar dhe transparent, si nje e drejte e cdo qytetari te kesaj Republike. Te gjitha keto veprime, jane te deklaruara dhe depozituara prane ILDKPI brenda te gjitha afateve ligjore.

Te gjitha veprimet tona bankare, jane te pasqyruara ne kete dokument te bankes, qe mban daten 20 janar 2015, plot dy muaj perpara realizimit te kontrate shitje-blerje te aksioneve. Ne te tregohet dinamika e llogarive tona bankare nder vite. Per kedo qe eshte i interesuar, mund ti drejtohet ILDKPI dhe te mare gjithe informacionin qe deshiron.

Vajza që investigon pasuritë e më të pushtetshmëve në Shqipëri, zbulon pagën e Alfred Pezës te “Korrieri” dhe “Ora News”

Vajza që investigon pasuritë e më të pushtetshmëve në Shqipëri: Zbulon pagën e Alfred Pezës te Korrieri dhe Ora News Aranita Brahaj, drejtoresha ekzekutive e “Open Date Albania” që publikon pasuritë e politikanëve, gjyqtarëve e njerëzve më të pushtetshëm në Shqipëri, reagon pas publikimit të lajmit se deputeti socialist Alfred Peza është aksioner në bankën Credins me një pasuri që kap vlerën e 1 miliard lekëve.

peza2

Sipas Brahajt, Alfred Peza është paguar si drejtor i Korrierit dhe Ora News me një shumë nga 5-10 mijë euro në muaj dhe duke marrë parasysh interesat bankare në 2000 deri 2010 me 5- 7 % ne vit, Brahaj thotë se llogaria përputhet me vlerat e deklaruara.

“Sot para se të merreni me Pezën, pyeteni sa është paguar si drejtor themelues i Korrierit dhe Ora News. Nëse paga e Pezës ka qenë 5 – 10 mije eu në muaj dhe interesat bankare në 2000 deri 2010 me 5- 7 % në vit … llogaria na përputhet me vlerat e deklaruara.

Ndoshta ndonjërit nga ju nuk i del xhiro vjetore e medias sa paga vjetore e drejtorit ( i del me pak) . Po për këtë pyesni kompetentin ( pronarin e medias)”, thotë drejtoresha e ODA ndërsa publikon edhe deklarimin e pasurisë së deputetit socialist Peza për vitin 2014 dhe 2013. Deklarimi për vitin 2015, sqaron Brahaj, nuk është vënë asnjëherë në dispozicion nga ILDKP.

PD: Miliardi i Alfred Pezës dhe miliardat e ministrave

Nga selia blu, ditën e diel (15 Janar 2017) zëdhënësja e kësaj partie, Ina Zhupa ngriti disa pikëpyetje për deputetin Peza, por dhe deputetë e ministra të tjerë që kanë përfituar nga pushteti.

“Në të vërtetë, skandali i pasurisë 1 miliardë e 100 milionë lekë të deputetit Alfred Pezës, tregon pellgun e madh të korrupsionit të kësaj maxhorance. Miliardat e Pezës janë vetëm pjesa e dukshme e miliardave që kanë përfituar deputetë, ministra e njerëz të afërt me Edi Ramës qysh ditën e parë që erdhën në pushtet.

Kur Alfred Peza ka arritur në pak vite të shumëfishojë pasurinë e tij, përfytyroni sa miliarda ka bërë Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, e më tej, Edi Rama vetë. Peza nuk ka firmosur vetë tenderë e koncesione dhe ka bërë 1 miliardë e 100 milionë. Po Beqaj e koncesioneve, po Tahiri i mijëra parcelave me drogë, po Ahmetaj i carterave, tatimeve e doganave, po Gjiknuri i energjisë e aferës CEZ, po Veliaj i pallateve e industrisë së mbetjev”, tha ajo.

Ndër të tjera, zëdhënësja e demokratëve ka lëshuar akuza për përfitime edhe në drejtim të kryeministrit Rama. “Po Edi Rama, tek i cili dorëzohet haraçi më i madh? Miliardi i Pezës meriton hetim të shpejtë e serioz, po përveç kësaj është dëshmia më e pastër se sa dhjetra miliardë kanë vjedhur Edi Rama e të tijtë në këto 3 vite e gjysmë. Ndërkohë që ata bëjnë miliardat, populli zhytet në varfërinë më të skajshme dhe njerëzit braktisin vendin çdo ditë. Këta hajdutë duhen ndalur. Shqiptarët meritojnë një qeveri për shqiptarët, një qeveri për njerëzit, që ta kontrollojnë e ta kenë në dorën e tyre”,- tha ajo.

Kursimet e Pezës, flasin gazetarët dhe bashkëpunëtorët e tij, Bejtja Fevziu, Tan Hoxha, Kodra e Poli Hoxha

Pas denoncimit për një pasuri prej rreth 1 milion dollarësh, e cila u përdor për blerje aksionesh në një bankë private nga bashkëshortja e Pezës, Citynews sjell ekskluzivisht reagimet e disa personazheve kryesorë të medias shqiptare. Midis tyre janë Andi Bejtja, një nga drejtuesit e disa mediave kryesore në vend, Blendi Fevziu i “Opinion” në TV Klan, një nga personazhet mediat, që ndryshe nga të tjerët, zotëron një pasuri të trashëguar, të cilën e menaxhon prej shumë vitesh.

Drejtuesi i emisionit “STOP”, në TV Klan, Saimir Kodra, gazetari i kronikës, drejtuesi i emisionit “Xhungël” në News 24, Artan Hoxha, si dhe Poli Hoxha, një nga gazetarët dhe drejtuesit e vjetër në median shqiptare.

Po ju sjellim të plotë, pa ndërhyrë aspak, qëndrimin e tyre, në lidhje me pyetjen tonë: Për 1 mln dollar pasuri, të kursyera nga gazetarët. Dhe cila është e vërteta e të ardhurave që kanë njerëzit që punojnë në media? Për këtë kemi zgjedhur të bëjmë disa intervista me disa personazhe qendrorë të gazetarisë dhe televizionit në Shqipëri.

Andi Bejtja: Neqoftese do flas per vete jo vetëm nuk behet fjale qe ta kem ketë shifër, po kam dhe borxhe dhe kredira…Vertet mund te jem paguar mire ne keto vite, por nga ana tjeter kam pasur dhe shume momente pa pune fikse, ashtu sikurse dhe shume probleme shendetesore qe kane ndikuar ne ekonomine time.

Per njerezit nuk ka shume rendesi sa leke mund te kem une personalisht, ti apo tjetri.. Njoh dhe gazetare qe kane mare 20 mije euro ne muaj dhe nuk kane mundur ti bejne bashke 1 milione USD, sikurse njoh dhe gazetare me prona te medha qe edhe mund t’i kene bere kaq leke, edhe mund te mos i kene bere… Këto nuk kane rendesi per publikun dhe per shoqerine, rendesi ka te funskionoje shteti ligjor, c’ka do te thote qe ne momentin kur ti depoziton kaq miliarda leke ne nje banke, banka te kerkoje verifikimin e origjines se lekeve, e keshtu cdo hallke te beje punen e vet konform ligjit.

 Nuk dua te paragjykoj askend per pasurine qe mund te kete vene; neqoftese shteti ne rastin qe keni ngritur ju ka bere punen e duhur atehere nuk kemi cfare flasim. Neqoftese nuk e ka bere eshte nje histori ku duhen penalizuar shume aktore, jo vetem nje. Ka shume njerez te thjeshte qe e kane te veshtire te depozitojne mbi 10 mije euro ne nje banke, ka me me dhjetëra njerez te thjeshte qe kane ikur nga administrata shteterore se nuk kane deklaruar 1000 euro ne formularin e deklarimit te pasurise…e shume raste si keto. Keshtu qe sa te rrime e te tregojme sa lek ka njeri sa lek ka tjetri eshte me korrekte te kerkojme zbatimin e ligjit. Neqoftese kjo nuk eshte bere…kjo eshte skandaloze!

Blendi Fevziu, i cili është një nga gazetarët më të paguar në vend, pyetjes së Cityneës iu përgjigj: Unë kam shumë prona që administroj, por nuk mund të kem cash 1 milion dollar.

Saimir Kodra: Prej gati 20 vjetësh jam ndoshta një nga njerëzit më të paguar në media, për shkak të punës në sektorin privat. Kam librezën e punës dhe kam paguar taksat, kontributet në shtet, edhe pse kam qenë i mirëpaguar nuk mund të kem kurrë mundësinë që të kem 1 mln dollarë, disa shtëpi, disa makina, fëmijët jashtë shtetit, apo të tjera përfitime që kanë ministrat dhe deputetët. Prandaj të lutem mos bëj shaka.

 Artan Hoxha: Ne te vertete une nuk kam asnje llogari bankare pervec asaj ku marr rrogen si gazetar i Neës 24. Dhe aty sapo kalon rroga e terheq te gjithen, pasi me nevojitet per shpenzimet e perditshme te familjes dhe shkollen e djalit. Keshtu praktikisht une kam 0 leke kursime ne banke edhe pse kam hyre ne vitin e 21 ne karrieren time si gazetar. Per fat te mire media ku punoj prej 19 vitesh ka qene gjithnje korrekte me pagesat dhe kjo me ka shpetuar nga nje siklet me i madh. Per pyetjen e dyte, do te thosha qe ne fillim kur kam nisur kete profesion koleget me te vjeter me kane thene se: Ky profesion mund te te beje te famshem, por jo te pasur. Ndersa kolosi i gazetarise italiane, Indro Montaneli ka nje shprehje brilante. Ai thote: Nese takon nje gazetar te pasur mos i zere kurre bese.

Poli Hoxha: Pyetjes suaj nuk di si ti përgjigjem, në këtë situatë që ka plasur mes “patricëve të zhurmshëm në bollëk” të medias; Duhet të më vijë “turp”, që pas 20 vitesh intensive gazetari duke filluar që nga malet e Tropojës, kur nuk hynte as RENEA, e deri te themelimi i Panoramës dhe drejtimi i të paktën 5-6 gazetave, jo vetëm nuk kam fare llogari bankare e shtëpi timen e ende i gëzohem ditës së rrogës, apo të jem krenarë që ndoqa këtë rrugë?!.

Është një situatë absurde kur e mendon qetë. Të duket vetja i shfrytëzuar më keq se një skllav, që ka punuar në një minierë diamantesh, por edhe që në fund të fundit gurin e çmuar, atë më të shtrenjtin e ka “vjedhur” për vete; integritetin profesional dhe personal.

Habitem me habinë e shumë kolegëve. Ne i kemi ditur të gjitha këto, por e kemi pranuar këtë realitet në mënyrën tonë, sipas karakterit të gjithsecilit. Nuk kam shpresë se do të ndryshojë gjë në median shqiptare, edhe pas kësaj hapje barku që po i bëjnë njëri tjetrit një grup që kanë fryrë dhe investuar po njëri tjetrin, për të qenë këtu ku janë; me paga (ato janë asgjë përpara skemës që kanë krijuar me pushtetin e radhës, për punësime e sekserizma) të frikshme, kur i krahason me lëmoshat e gazetarëve që bëjnë punën e vërtetë.

Gjithsesi e gjitha kjo që po ndodh e ka një gjë të mirë; ka nisur aksidentalisht vettingu në media dhe më e bukura është që po e bëjnë vetë “peshkaqenët”, deri sa të qetësohen dhe të rigrupohen sërish, për të mbrojtur statukuonë e tyre./Citynews

Përgjigjet deputeti Peza pas fillimit të hetimit

Sapo jam informuar ne lidhje me njoftimin me te fundit per shtyp te ILDKPI, qe i adresohet personit tim, me cilesine e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise.

Mirepres kontrollin e plote dhe hetimin administrativ qe ILDKP ka nisur sot ne lidhje me pasurine e familjes time.

Inkurajoj IDKPI ti shkoje deri ne fund, me shpejtesi, paanesi dhe profesionalizem ketij hetimi te thelle e shterues.

Nxis institucionin qe me te njejten ndjeshmeri dhe seriozitet te hetoje kedo nga te zgjedhurit e Kuvendit te Shqiperise, te zgjedhurit lokale dhe persona te tjetere subjekt i hetimit nga ana e ketij institucioni, sot e ne vazhdimesi, per te cilet ka patur, ka apo do te kete indicie te njejte apo te ngjashme.

Une dhe bashkeshortja ime, jemi te hapur dhe do te qendrojme 24 ore/ 24 ne dispozicion te ILDKPI per te bashkepunuar ne sqarimin dhe perfundimin e plote te kontrollit dhe hetimit te sapo nisur.

Alfred Peza

Deputet i PS”, shkruan Peza në faqen e tij në Facebnook.

SHKARKO APP