Pazari i sondazheve

-Çudira shqiptaro-italiane. Përshembull: LIBRA një kompani e nxjerr me zero përqind, një tjetër me katër përqind, qeveria e do me minus përqind! 

-Kush paguan me shumë euro del në fillim si parti politike. Biznes fitimprurës në këto kohë të vështira të biznesit. 

Jemi në kohë krize ekonomike. Investime nuk ka, punë jo, lekë jo, 53 % e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria sipas sondazhit të “GALLUP”, kurse politikanët premtojnë. Por ka disa njërëz që kanë pritur plot katër vite për këtë ditë, kur duhet të publikojnë sondazhe. Dhe disa parti turren me vrap me thes në dorë me plot euro dhe kërkojnë: E dua aq përqind! Një tjetër që ka çantë dore i japing me pak përqindje. Kompanitë e sondazheve kanë muajin e fitimit dhe nuk e kapin më për katër vjet të tjera, ndaj turren, negociojnë, bëjnë pazare se kush paguan me shumë dhe më pas manipulojnë votuesit. Këto ditë ka patur shumë akuza në lidhje me mënyrën se si keqpërdoren shoqëritë e sondazheve. Natyrisht që nuk mund të akuzojmë ata që u hapin dritaren këtyre, pasi disa pronarë shpresojnë se po bëjnë një gjë të mirë për informim, por pronarët dhe drejtuesit e kompanive të sondazheve janë kthyer si kompani bastes sportive. Tamam si truket e ndeshjeve, të cilat shiten dhe kur mendon se fiton fjala vjen Juventusi me një ekip të vogël, humbet dhe e shet, pasi basti është vënë diku larg për të përfituar trukuesi.

Edhe sondazhet shqiptaro-italiane nuk bëjnë ndryshim nga këto kompani bastesh. Ato kanë menaxhuesit e parave dhe i nisin si korrierët e drogës. Kush paguan me shumë euro ia çojnë përqindjen aqsa edhe vetë paguesit cash habiten. Kjo që bëjnë në të vertetë disa prej kompanive është kriminale, pasi manipulojnë opinionin publik duke e ç’orientuar, ndërkohë që si rregull këto kompani duhet të zbatojnë kriteret europiane të kampionit . Dje gazeta më e madhe në tregun shqiptarofolës , Express, shkruante për fakte shitje të përqindjeve të një sondazhi të kryer për llogari të PS, por që ishte shpërndarë nëpër ambasadat e huaja,sikur ishte bërë nga një organizatë e pavarur! Po kështu dje mësohet se është kapur mat një pronar media duke folur e duke debatuar me një drejtues kompanie sondazhi, ku kërkon që PS-ja të nxirret me 73 mandate (!), kurse LIBRA me zero përqind! Apo edhe me keq tregohet se sondazhet kalojnë njëherë nga zyra kryeministrore dhe me pas i jepen publikut.

Express, ka sulmuar këto kompani biznesi sondazhesh, të mirëpaguara nën dorë për të manipuluar publikun si dhe po kjo gazetë ka nxjerrë një sondazh të pa manipuluar të marrë nga një ambasadë e rëndësishme perendimore e atashuar në Tiranë, e cila ka kryer sondazhin për llogari të saj. Ambasada e huaj nuk ka patur qëllim dhe interes që ta publikoj, por duhet pranuar se një punonjës i saj e ka nxjerrë sekretin e sondazhit. Pavarësisht se nuk është etike botimi i një sondazhi të huaj, që ka mbi dy javë që punon për këtë punë nëpër Shqipëri, gjithsesi edhe ne po e bëjmë një gabim profesional duke e botuar. Në të vertetë duhet leja e kësaj ambasade të rëndësishme, por edhe nëse na hedh në gjyq për nxjerrje të sondazhit të bërë nga ajo, mund t’ia vlejë për të debatuar me pas mes raportit të sekretit dhe së drejtës së medias për ti dhënë publikut fakte, të cilat janë në interes të publikut.

Rezultati i sondazhit të brendshëm të selisë diplomatike (kryer para datës 6 qershor 2017)

32 % të votave PS

30 % të votave LSI

25 % të votave PD

5 % të votave PDIU

3 % Libra (e Ben Blushit)

1 % Sfida (e Gjergj Bojaxhi)

1 % FRD (e Bamir Topit)

3 % të tjera…

Por, ndonëse e botuam nisur nga detyra fisnike e medias për informim, prapë edhe mund të kemi gabuar, pasi ky është sondazh i kryer jo për publikun, por për ta raportuar pranë ministrisë së tyre të jashtme të shtetit të tyre.

Ndërssa sondazhet e tjera që turren për publikun marrin nga paratë e publikut dhe gënjëjnë po publikun. Janë ditë të mira për sondazhuesit privatë! Kaq fitime nuk i kanë marrë prej katër vitesh. Vetëm pas katër viteve të tjera mund të bëjnë me bollëk kaq shumë miliona euro!

(Marrë nga www.albanianews1.al)

http://albanianews1.al/pazari-i-sondazheve/

SHKARKO APP