PD në sulm: Rama dhe Tahiri kanë përfituar direkt nga Habilajt
Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë shtypi nga selia blu, këtë të dielë, në mesditë. Ai sulmoi në emër të PD kryeministrin Rama se është hedhur jo vetëm në mbrojtje të ish-ministrit Saimir Tahiri, por edhe në sulm ndaj çdo dëshmitari në lidhje me hetimin e dosjes Tahiri-Habilaj. Deputeti Alibeaj, ish-ministër i sukesshëm i PD-së dhe një prej ikonave të selisë blu tha me fakte se Dritan Zagani, oficeri që nxori i pari në media lidhjet e bandës së Habilajve me ish-ministrin Tahiri, nuk është dënuar asnjëherë nga gjykata e krimeve të rënda, siç po mundohet të përhap kryeministrit Rama në çdo pellg televiziv. Ndaj deshmitarit në fjalë dhe dëshmitarëve të tjerë kundër Saimir Tahirit, deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se kryeministri Rama ka filluar një histeri sulmesh personalisht. Eshtë krejt makineria e shtetit për t’ju bërë presion e shantazh, shtoi Alibeaj.
Akuza e PD-së ishte se personalisht kryeministri Rama ishte në dijeni, bashkë me Saimir Tahirin, dhe njëkohësisht përfitues nga banda Habilaj. Banda e drogës kishte ndihmën direkte të ish-ministrit Tahiri me lejen e dijeninë e kryeministrit. Bile, shtoi selia blu, se kryeministri ka qenë ideatori i gjithë kësaj bande dhe jo vetëm kësaj me të cilët ai bleu zgjedhjet e 25 qershorit.
Kjo akuzë është shumë e rëndë e PD-së, ndaj kryeministrit. Mbetet të pritet se si do reagojë selia e PS ndaj kësaj deklarate, e cila pak mund të thuhet se është e rëndë. Eshtë më e rëndë se sa e rënda! Akuza mbetet se jo ish-ministri i brendshëm, por direkt kryeministri ka struktuar dhe kontrolluar mafien e drogës.