PD deklaratë: Marshimi do jetë paqësor dhe jo dhunë e sajuar nga kryeministri
Pak minuta para nisjes së protestës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat, deklaroi se tubimi i sotëm do të jetë marshim paqësor.
Në emër të PD-së, Bardhi u shpreh se qëndrimet e opozitës kanë qenë paqësore dhe është qeveria ajo që ka provokuar qytetarët duke i helmuar me gaz lotsjellës dhe duke i dhunuar.
Përfaqësuesi i PD-së dënoi dhe deklaratën e Ministrisë së Brendshme, e cila paralajmëronte se sot nga protestuesit do të kishte akte dhune. “Dhuna nuk është kurrë dhe as nuk do të jetë qëllimi i Partisë Demokratike”,- tha ndër të tjera, Gazmend Bardhi.
Deklarata e plotë e Sekretarit te Pergjithshem te PD, Gazment Bardhi
“Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Minstrisë së Brendshme si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.
Qeveria që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.
Deklaratat e Ministrisë së Brendshme se Partia Demokratike ka prodhuar dhe ka shpërndarë bomba molotov për protestën e sotme janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.
Partia Demokratike ka thirrur sot një marshim proteste të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.
I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet. Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata paërpara përgjegjësisë.
Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ranës.
Partia Demokratike është e vendosur të mos bëjë asnjë hap prapa për të drejtën themelore politike të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo.
Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi. Ne jemi distancuar nga dhuna dhe e kemi dënuar atë që gjatë protestës së 11 Majit. Mediat kanë transmetuar live thirrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestuesit, që të mos cënojnë asnjë polic në krye të detyrës.
Skenarët kriminlaë të Edi Ramës, pengimi I së drejtës për të protestuar për opozitës dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur. Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa, prandaj ne kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve të ndershëm”.
LEXONI EDHE …
- Lubonja: Këta të ambasadës amerikane pse nuk reaguan për 40 mln eurot e qeverisë?
- Ambasada e SHBA reagon para protestës së opozitës
- Zv.ministri i Brendshëm: Sot priten akte dhune
- “Asgjë s’i ndal shqiptarët”, opozita e bashkuar në protestën e 5-të kombëtare
- Braimllari: Shqiptarët sot kanë vetëm një mision, të shporrim Edi Ramën!
- Konferenca shtypit e kryeministrit. Rama deklaron: Nuk jap dorëheqje!
- Alibeaj: Të shkarkohen dhe të merren të pandehur nga Lleshaj tek krimineli Bare
- Kur protestuesit e Ramës gjakosnin policinë (VIDEO)