Të hënën vjen “mjeshtri” amerikan
Burime shumë të besuara tregojnë se zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit zoti Hoyt Brian Yee vjen të hënën dhe takon Ilir Metën, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Bashës dhe Ramës u lë në tavolinë nga copër gjysëm letre A3 me pak fjalë ku asnjëri nuk do të marrë frymë për të kundërshtuar. Edi Rama dhe Lulzim Basha do thonë “po”.
Pikat janë:
1-zgjedhjet shtyhen me 23 korrik
2-zbatohet paketa David Mekallister
3-PD-ja hyn në zgjedhje
4-monitorim amerikan i zgjedhjeve
5-Kod Zgjedhor i ndryshuar me masa represive kush prek apo blen votën.
Ndaj të shtunën PD do zhvillojë protestën e saj me të madhe për të treguar forcën njërëzore dhe paqësore, mbyll çadrën dhe ndërkohë Edi Rama firmos të hënën marrëveshjen me Lulzim Bashën.
Ajo copë letër A3, e cila vjen në xhepin e majtë te zv/ndihmëssekretarit amerikan i Shtetit zoti Hoyt Brian Yee ka një shënim: Firmoseni dhe bëni marrëveshje sot, nëse nuk doni të hyni në listën e zezë të Shtëpisë se Bardhë; edhe Basha , edhe Rama.
Të hysh në atë listë të zezë të Presidentit Donald Trump nuk ka ditë të mira për asnjërin!
A.M.