PD dhe LSI, bashkë në Shkodër. Kryemadhi takon drejtuesin e listës së PD, Helidon Bushati

Partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI janë shfaqur sot bashkë në qytetin e Shkodrës. Ditën e sotme, kryetarja e LSI ishte në Shkodër për prezantimin e kandidataëve. Monika Kryemadhi është takuar dhe me kryesuesin e listës së qarkut të Shkodrës për Partinë Demokratike, Helidon Bushati.

Kryemadhi dhe Bushati kanë biseduar në lidhje me situatën në qarkun e Shkodrës dhe pritshmëritë e opozitës së bashkuar për të marrë 8 mandate, dy nga të cilat LSI. Ndërkohë që na ndajnë 29 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, koalicioni opozitar duket i bashkërenduar në arritjen e objektivit të përbashkët. Më herët Kryemadhi duke iu referuar kryebashkiakes së PD-së Voltana Ademi, u shpreh se qytetarët shkodranë janë me fat që nuk kanë një “rilindas” në krye.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?