PD dhe PL negociata për koalicion. Edhe partitë e tjera duan emrat te lista e sigurtë

Sot Tedi Blushi dhe Petrit Vasili shkuan në Selinë e PD për negociata për Koalicion. Ndërkohë Ilir Meta do të jetë te lista e kandidatëve të sigurtë. Burime jo zyrtare treguan se PL ka kërkuar edhe tre emra nga forca e tyre politike që të jenë te lista e sigurtë për deputetë.

Po kështu edhe PAA e Agron Dukës ka një emër te kjo listë, por vetë Duka nuk ka pranuar të futet. Vangjel Dule i PBDNJ është te lista. Fatmir Mediu i PR është i padiskutueshëm se po.

Për partitë e tjera nuk vend!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një llogarie del se te lista e PD që quhet “lista e sigurisë” do jenë 12 drejtuesit politikë të qarqeve, vetë Berisha si dhe Ilir Meta, Tedi Blushi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, PAA, Vangjel Dule. Pra 19 deputetë nga lista janë të bllokuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?