PD e Bashës: Berisha është si Hamasi!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina u shpreh se Sali Berisha po përdor demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.

Ajo tha: “Sali Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci.

Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi.

Sali Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britani të Madhe.

Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij.

Hallet dhe makthet e non gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediat e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit.” – u shpreh Karabina.

SHKARKO APP