PD e blerë me 17 maji?! Gjithçka ndodhë, jetojmë në Tironë!-ka thënë Edi Rama

Marrëveshja e 17 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës do të vijojë të mbaj peng politikën edhe për shumë kohë. Pak ditë pasi Lulzim Basha e shpalli të vdekur marrëveshjen-pazar, Edi Rama i ka kujtuar dje se pakti vazhdon. Këtë herë bëhet fjalë për reformën zgjedhore, një nga ndryshimet ligjore më të rëndësishme për sistemin politik të vendit. Është një reformë që për shkak të trazirave politike që mund të sjellë ndërkombëtarët kanë kërkuar që gjithmonë të bëhet me konsensus sa më të madh. Një konsensus që duhet të përfshijë partitë parlamentare më numër të konsiderueshëm të madh deputetësh si LSI-ja, por edhe shoqërinë civile dhe ekspertët vendas dhe të huaj. Por teksa ka nisur debati për këtë reformë dhe PD-ja ka kërkuar ngritjen e komisionit parlamentar, Edi Rama ka rikthyer në skenë hijen e marrëveshjes së mesnatës së 17 majit.

Në një komunikim në rrjetet sociale, mbrëmjen e djeshme, kryeministri deklaroi se çdo debat për reformën zgjedhore duhet të jetë brenda paketës së 17 majit. “Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve. Plus: Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”, shkruan Rama në Facebook. Marrëveshja e 17 majit, sido që të komentohet pozitivisht nga socialistët dhe një pjesë e PD-së, solli jo pak probleme të rënda ligjore. Marrëveshja-pazar nuk ishte institucionale, por një pakt mes dy burrave. Në pak orë u ndryshua Kodi Zgjedhor dhe u shkel kushtetuta disa herë. Edhe në qëndrimet e ndërkombëtarëve theksohet se ndryshimet ligjore që pasuan marrëveshjen dëmtuan zgjedhjet dhe institucionet. Është pazari që jo vetëm u hartua në mungesë të plotë transparence, por edhe krijojë precedentin e shkeljes të gjitha ligjeve brenda një nate. Rama bëri dje ftesë publike për vijimin jo të reformave, por të pazarit që ka vendosur më Lulzim Bashën. Edi Rama ishte i sinqertë në atë çka pohoi; ishte i qartë se pazari i 17 majit vazhdon.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së që hapi “lojën” me kërkesën për reformën zgjedhore ka ngritur jo pak pikëpyetje me qëndrimet që po mban. Si fillim kërkoi hartimin e reformës zgjedhore, pa saktësuar  pozicionin e PD, aleancat dhe qëndrimet që do të mbajë ndaj koalicionit opozitar. Basha deklaroi dje tre kërkesa kryesore për këtë reformë; votimin dhe numërimin elektronik, ulja e rolit të kryetarëve në listat e kandidatëve dhe forcimi i rolit të qytetareve në zgjedhjet. Edhe pse Basha nuk sqaroi se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, zëra në Partinë Demokratike flasin për një ndryshim të sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal, në mazhoritar. Një prej varianteve të propozuar është dhe ulja e numrit të deputetëve nga 140 në 100. Hartimi i një reforme të tillë, nëse këto variante janë të vërteta, edhe nga vetë demokratët cilësohet si një vetëvrasje. Nëse bëhen këto ndryshme, PD dhe Basha mund të mos e shohin kurrë pushtetin me sy. Gjithnjë nëse pranohet mazhoritari i pastër.

Më shqetësuese është mënyra sesi po e trajton PD këtë proces. Basha po kërkon një reformë vetëm për PD-në, pa marrë parasysh kompozimin e skenës politike dhe pasojat që do të prodhojë në vend. Tashmë skena politike është trepolare. Ndërsa Edi Rama ka vetëm dy interesa personale: të vazhdojë paktin e 17 majit dhe votën e emigrantëve. Kjo e fundit është një deklaratë populiste dhe nuk zgjidh thelbin e problemit, pasi zgjedhjet po manipulohen në Tiranë  dhe jo më në konsullata apo zyrat ambasadash. Gjithsesi emigrantët duhet të votojnë. Ajo që e shqetëson Edi Ramën është marrëveshja që reforma zgjedhore të mbetet vetëm ne dorën e PS dhe PD. Nëse ky proces mbetet sërish në dy duar, produkti do të jetë i njëjtë me ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008 dhe më pazarin e 17 majit. Në të gjitha rastet humbet PD dhe ajo që është më kryesore qytetarët nuk do të kenë zgjedhje me standarde më të mira.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në takimin me raportuesin e PE-së për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ngriti dje shqetësimin e një reforme fasadë që nuk ndryshon asgjë. Kryemadhi tha se LSI mbështet çdo reformë që sjellë standarde me të mira dhe sjellë dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ndërsa kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi qartë se reforma nuk duhet të jetë vetëm për dy parti, teksa tha se koha e tangove PS-PD ka marrë fund.

Duke qenë skenë trepolare, politika shqiptare ka nevojë të ulen PS-PD-LSI sëbashku dhe partitë e tjera për të debatuar për një Kod Zgjedhor sa më efikas. Loja e pazarit të 17 majit, siç Rama e pohon, kur Basha bishtnon do sjellë një product ku shoqëria do futet në përplasje të mëdha politike.

Edi Rama synon të erdoganizojë pushtetin, por e habitshme mbetet se si kryetari i PD-së po zbaton çfarë kërkon kryeminitri.

Mos është PD e blerë me 17 maji?! Gjithçka ndodhë, jetojmë në Tironë!- ka thënë dikur Edi Rama

Qamil Xhani

SHKARKO APP