PD: Edi Rama dhe Taulant Balla janë përdorues të telefonave të koduar si SKY Ecc. SPAK ti hetojë!
DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, ALDO BUMÇI-
Partia Demokratike informon publikun se Edi Rama dhe Taulant Balla janë përdorues kryesorë të telefonave të koduar si SKY Ecc, etj me të cilët kanë biseduar me grupe të strukturuara kriminale të lidhura direkt me ta dhe kanë porositur vepra të rënda penale.
Kështu, Allison Guerrera partnere e McGonigal denoncoi Edi Ramën për biseda të gjata, të përditshme me Sky Ecc midis partnerit të saj në të cilat është folur për angazhimin kundrejt ryshfetit të të korruptuarit McGonigal nga Edi Rama për veprimet e përbashkëta në pergatitjen e dosjes false për shpalljen nongrata të Sali Berishës. Në këto telefonata me Sky Ecc, Edi Rama si kapo i grupit të strukturuar kriminal Rama-McGonigal, Duçka, Neza, gjendet e dokumentuar e gjithë veprimtaria kriminale gjobvënëse prej dhjetëra milionë eurosh e këtij grupi ndaj bizneseve në Shqipëri dhe Kosovë kundrejt shantazheve apo premtimeve për futjen ose heqjen e tyre nga lista e zezë e qeverisë së SHBA.
Në këto biseda të koduara të Edi Ramës me McGonigal dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal flitet për heqjen e licencave të naftës kompanive që i kishin marrë ato në përputhje me ligjet dhe dhënien e këtyre licencave kompanisë së Deripaskës të përfaqësuar nga vet McGonigal. Vetëm ky akt korruptiv Rama-McGonigal i ka kushtuar 40 milionë euro Shqipërisë së paditur në arbitrazh nga kompania që në kundërshtim me ligjet iu hoq licenca për t’iu dhënë kompanisë së Deripaskës.
Për të gjithë këtë veprimtari mafioze kriminale të grupit të strukturuar kriminal Rama-McGonigal të ushtruar kryesisht në Tiranë ekstremisti i majtë në krye të Skapit, Altin Dumani mori urdhër nga Rama që të mos e hapte hetimin dhe në fakt ai në një akt kriminal duke shkelmuar ligje dhe interesa publike u konvertua në anëtar të grupit të strukturar kriminal Rama -McGonigal dhe deklaroi se nuk do hapte hetimin.
Me një fjalë Dumani i Skapit shpalli amnistinë, duke marre kështu si lak i Edi Ramës kompetencat kushtetuese të parlamentit. Por Dumani tashmë përsëri si anëtar i grupit kriminal pasi erdhën kamionët me 900 mijë faqe të transkriptuara në të cilat thuhet se rreth 1800 faqe janë biseda Rama- McGonigal shpalli nisjen e hetimit me qëllimin e vetëm pastrimin e dosjes së bisedave të grupit në një akt të ri krimi të shëmtuar.
Partia Demokratike paralajmëron grupin kriminal Rama-McGonigal se drejtësia vonon por nuk harron dhe se përveç gjykimit ne Gjykatën e Uashingtonit për krime federale ndaj SHBA, një gjykim dhe dënim i merituar ju pret për krimet që keni kryer në Shqipëri, jo vetëm ju, por edhe Dumanin tuaj që amniston dhe hap sipas urdhrit të Edi Ramës këtë dosje të pashembullt të korrupsionit dhe krimit të nivelit më të lartë.