PD-ja sot turret të shembë muret dhe punimet tek Liqeni.Policia gati !

Partia Demokratike por dhe aktivistët kundër ndërtimit të parkut të lojrave tek Liqeni do të protestojnë sërish sot.PD i bëri thirrje dje qytetarëve të Tiranës ti bashkohen sot në orën 10:00 para Bashkisë dhe më pas në marshimin e protestës drejt Parkut të Liqenit, ku do të prishin krejt gardhin e vendosur nga bashkia.

Edhe aktivistët paralajmëruan dje protesta kundër këndit të lojërave në parkun e Liqenit të Tiranës. Ndërkohë gjatë natës zona ku do të ndërtohet parku është rrethuar me gardh metalik. Forca të shumta policie kanë marrë masat që të mos lejojnë protestuesit të hyjnë në zonën ku po ndërtohet parku i fëmijëve.

Skenari i PD-së është që pasi të mblidhen para bashkisë turma të vërshojë drejt Liqenit. Por mbi 200 forca policie do të bllokojnë kalimin e turmës tek Liqeni.

Në ballë të turmës së PD-së do të jenë “bathorianët” dhe “alidemasit”, të cilët janë “dora e hekurt” në PD.

SHKARKO APP