PD kërkon të ulet TVSH nga 20% në 6%!

Basha dhe grupi afër tij kanë filluar të jenë shumë aktiv qëkur Berisha doli në bazën e PD-së. Por jo duke shkuar te demokratët, siç bën ish-lideri demokrat. Selia blu po propozon amendamente të ndryshme, sikurse sot kanë bërë një të tillë që mbetet propozim suprizë, pasi gjatë fushatës elektorale e kishte 9%. Ndërsa sot e uli në 6 % TVSH.

Partia Demokratike do të depozitojë nesër në Kuvend amendamentet për uljen e TVSH-së në 6% nga 20% që është aktualisht. Sipas PD-së, ulja e TVSH-së nga 20% në 6 % ndikon drejtpërdrejtë në familjet shqiptare, duke ulur çmimet e produkteve të shportës.

Të gjitha bllok kërkesat e PD-së duhen vlerësuar, por edhe duhen shikuar në kontekstin praktik, pra nëse do ta kishte pushtetin kjo parti me Bashën si kryeministër, a do ti ulte siç po thotë sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Apo këto bëhen për të krijuar një perceptim publik se PD-ja po punon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?