PD-LSI: Qytetarë, mblidhuni sot në ora 16.30 para parlamentit!
Edi Rama dhe Gramoz Ruçi e lanë për sot pasdite, ora 17.00, mbledhjen e seancës parlamentare, e cila duhej të zhvillohej ditën e enjte, sipas Rregullores së Kuvendit. E bënë këtë spostim nga frika e përballjes me popullin. Por mënjëherë po sot PD dhe LSI bëjnë thirrje që qytetarët dhe militantët të mblidhen para parlamentit në ora 16.30.
Pasdite në ora 16.30 do vijnë mijëra njerëz të kapin në kurth deputetët e PS dhe sidomos kryeministrin Rama. Ndërkohë po pastrojnë tunelet poshtë parlamentit nga frika e hyrjes së popullit në seancë.