PD merr në mbrojtje “kaubojsin” Ndocaj:Prokuroria të nisë hetimet
Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me pretendimet e deputetit Eduart Ndocaj se është kërcënuar nga Partia Socialiste e Lezhës për kandidmin e tij përballë Ramës.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, tha se Prokuroria duhet të nisë hetimet pasi mercenarë pranë Ramës po kërcënopjnë me jetë deputetët.
“Banditë e trafikantë të njohur kanë nën kontroll këtë forcë politike, në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë e shumë qytete të tjera. Ata kanë jo vetëm partinë në dorë, por edhe emërimet e tenderimet. Këta sigurisht nuk janë socialistë e as nuk i përfaqësojnë socialistët e ndershëm. Janë thjesht kriminelë që përfaqësojnë Edi Ramën. I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë rast me profesionalizëm e pa ndikim politik, pasi denoncimi i kërcënimit me jetë tashmë është bërë publik. Bëhet fjalë për të njëjtin dhunues e shantazhues, për të cilin Gjykata e Lartë dha pafajasi nën presionin e Edi Ramës. Dhe sot ky mercenar i Edi Ramës kthehet sërish në rolin e tij të kërcënuesit e dhunuesit të kundërshtarëve të kryeministrit” – tha Zhupa.
Pak ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tentoi të marrë në mbrojtje deputetin Ben Blushi, por ky i fundit e refuzoi retorikën e Berishës në favor të tij.