PD në protestë para Kryeministrisë, thirrje për qeveri teknike dhe lirimin e Berishës

Në sloganin ”Të bashkuar në betejë, opozita në aksion”, Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, për të kërkuar krijimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe lirimin e Sali Berishës. Kërkesa për zgjatjen e protestës është bërë për deri në orën 24:00, por është miratuar për deri në orën 22:00. Qytetarë të shumtë kanë folur nga protesta para Kryeministrisë, ku kanë treguar arsyet pse janë në këtë protestë.

Ata kanë vënë theksin të varfëria, rritja e çmimeve, shkatërrimi i sistemit shëndetësor, sistemi arsimor dhe korrupsioni i qeverisë Rama. ”Ushqimet janë në stratosferë, ku ta fillojmë e ku ta mbarojmë. Kam një djalë 40 vjeç pa punë, burrë e grua jemi me kemp. E marr sot, 3 ditë shkon pensioni, merr borxhë për ilaçe dhe për ushqim”,-u shprehën ata.

Folësit në podiumin para Kryeministrisë janë; Edmond Budina, Donika Haxhia, Edvin Cami, Artemisa Zenuni, Erion Dasho, Artemisa Halili, Ilir Meta e Sali Berisha.  Ish-kryeministri pritet të mbajë një fjalim me videocall nga shtëpia. Ndërkohë policia ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e tubimit. Forca të shumta të policisë tashmë janë vendosur prapa kryeministrisë ndërsa makina të shumta policie janë rreshtuar përreth godinës.

Kjo është protesta e para kombëtare e opozitës, që kur Gjykata i dha vulën dhe logon Sali Berishës. Ky i fundit prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Përgjatë këtyre ditëve Noka, Bardhi, Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë kanë shpërndarë nëpër Tiranë edhe pankarta me arsyet se pse qytetarët duhet të bashkohen në protestë ditën e sotme. Do mbetet për tu parë Keshnik Çollaku i cili u shpreh se do të jetë në këtë protestë. Pritet të shihet nëse do ketë figura të tjera si Eralda Tase Bano apo Jorida Tabaku.

Meta i bashkohet protestës së PD

Qytetarët në protestën para Kryeministrisë: Jeta është bërë e papërballueshme, çmimet në qiell

Protesta e opozitës, publikohet lista e folësve

FOTOLAJM/ Blindohet Kryeministria, pritet të nis protesta

SHKARKO APP