PD: Parlamenti i krimit nuk mund të hetojë Presidentin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, deklaron se hetimi i PS ndaj Presidentit të Republikës është një lojë e Ramës për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Në një reagim në Facebook, Bardhi shprehet se skenari i shëmtuar për gjyq publik ndaj kreut të shtetit është sajesë vere dhe abuzim me fondet publike të shtetit

“Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor. Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidenti është vetëm nje sajesë vere dhe abuzim me fondet publike”,- shprehet Gazemend Bardhi.

Ai shton se Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese me anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Përfaqësuesi i PD-së ndalet dhe në emrat që drejtojnë komisionin hetimor, mes të cilëve dhe Ulsi Manja, deputeti që është kapur në përgjime duke manipuluar votat në Dibër.

“Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist. Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve 184 dhe 339 të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve”,- deklaron Gazmend Bardhi.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit në Facebook:

“Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor.

Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidenti është vetëm nje sajesë vere dhe abuzim me fondet publike.

Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist.

Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve 184 dhe 339 të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve.

Do qe të mos flitet për tarifen e re për karburantin;

Do qe të mos flitet për koncesionin e ri 250 milionë euro të Milot Balldre;

Do që të mos flitet për mungesën nga korrupsioni të rreth 60 milionë eurove në 6 muaj nga doganat dhe tatimet;

Do që të mos flitet për borxhin e lartë publik, të fshehur tek PPP-të;

Do që të mos flitet për kapjen e drejtësisë;

Do që të mos flitet për lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar;

Do që të mos flitet për dështimin e tij në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian; dhe, mbi të gjitha,

Do që të mos flitet për refuzimin plebishitar, që 85% e shqiptarëve i bënë regjimit të tij, për ndryshimin që duan shqiptarët.

Me apo pa telenovelën e verës së Edi Ramës, shkelësit më të madh të Kushtetutës, sot një gjë është e qartë: Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik. Ndërsa votimet moniste të 30 Qershorit, siç shprehet edhe OSBE/ODIHR, u mbajtën pa e marrë fare në konsideratë interesin e qytetareve”.

SHKARKO APP