PD: Prokuroria po mbron kriminelët e Edi Ramës

Partia Demokratike ka kërkuar nga prokuroria sqarim lidhur me hetimet për tre kryebashkiakët e denoncuar prej saj për të kaluar kriminale; Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku dhe Mark Babani. Në një reagim zyrtar, PD thotë se Prokuroria po mbron 3 kriminelët e Ramës në bashki, pasi prej gati tre muajsh  nuk ka ndërmarr asnjë hetim zyrtarët me probleme.

Duke nisur që nga 1 gushti, PD ka paraqitur prova autentike se kandidatët e Edi Ramës në bashkitë Shkodër, Valdrin Pjetri, Vorë, Agim Kajmaku dhe më bashkinë Vau i Dejës, Mark Babani kanë te kaluar kriminale dhe si të tillë duhet të largohen dhe të ndiqen penalisht për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit. Por, tani, PD akuzon prokurorinë se nuk po zbaton ligjin, duke zvarritur çështjet dhe duke mos i dhënë opozitës informacionin e kërkuar për procedurën e ndjekur nga organi i akuzës, siç e parashikon ligji. PD, e konsideron mosveprimin prej më shumë se 2 muaj të prokurorisë sI përpjekje  për të mbrojtur me burokraci procedurale dhe vonesa njerëzit e inkriminuar të Edi Ramës në bashki”,- thuhet në reagimin e PD.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një letër për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila i çohet për dijeni edhe KLP-së që vlerëson punën e Prokurorit të Përgjithshëm , ambasadës së SHBA, BE, OSBE dhe Këshillit të Europës i kujton këtij institucioni se  deklarimet e rreme në formularin e dekriminalizimit, vepra që kanë konsumuar zyrtarët e PS, dënohen me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet.

PD ka kërkuar në 5 Shtator që t’i vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni që tregon veprimet e prokurorisë për të bërë verifikimin e 3 denoncimeve të bëra nga PD. “Organi i prokurorisë në shkelje flagrante të ligjit, edhe pse afati është tejkaluar disa herë, ende nuk ka vënë në dispozicion të kërkuesit dokumentacionin e kërkuar, duke na pamundësuar ushtrimin e të drejtave tona ligjore dhe duke mos bërë transparencë për opinionin publik mbi këto raste “, – thuhet në kërkesën e re për informacion që Sekretari i Përgjithshëm i PD i dërgon Prokurorisë së Përgjithshme.

PD i kërkon Prokurores së Përgjithshme që të zbatojë ligjin dhe të mos u bindet urdhrave politike.

SHKARKO APP