PD: PS dhe Qeveria po shpërndajnë armë te militantët e tyre. Rrezik konfrontimi
Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Dibër, Xhemal Gjunkshi ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e PD këtë të mërkurë. Ai deklaroi se në Dibër, Rilindja dhe qeveria po shpërndajnë armë për militantët. “Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si pistoleta dhe automatikë. Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral. Po ju informojmë që në të gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza”,- deklaroi gjeneral Gjunkshi.
Deklarata denoncuese është një shenjë alarmi për datën 30 qershor, aq më tepër në Dibër, qarku ku u faktua bashkëpunimi i qeverisë me krimin për vjedhjen e votave.
Ai tha se drejtuesit e policisë në Dibër po i bëjnë presion qytetarëve për votat, duke theksuar se ministri i brendshëm Lleshaj ka gënjyer publikisht kur tha se ka shkarkuar drejtuesit e policisë në Dibër, pasi, sipas Gjunkshit, ata janë akoma në detyrë.
Ish-deputeti paraqiti një listë të detajuar me targa të falsifikuara të automjeteve të ushtrisë që janë vënë në funksion të fushatës elektorale, një tjetër shkelje e rëndë ligjore.
Deklarata e plotë e ish-deputetit:
Të nderuar qytetare te Dibrës dhe gjithë Shqipërisë! Jemi këtu përpara jush për të denoncuar makinerinë e lëvizshme të krimit, e drejtuar nga qeveria Rama. Të gjithë jemi të njohur me megaskandalet e dosjes 184.
Është e paprecedent që Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (e një vendi anëtare të NATO-s), Olta Xhaçka, shfrytëzon makinerinë shtetërore, në funksion te organizatave socialiste. Mjetet të cilat janë në përdorim të MM, u janë tjetërsuar targat me qëllim për t’iu shmangur opinionit publik.
Ajo lëviz me Helikopter te tipit EC-145, të cilin po e përdor si taksi private, vajtje ardhje Tiranë-Dibër. Toyota Land Cruiser me targ AA 927 YB, targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër. Volksëagen Phaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vëndosur targa TR 7821 R, kjo targë aktualisht I korrespondon një mjeti tip FIAT.
Mjeti Towareg me targë TR 5457 T, I korrespondon një mjeti tjetër në Forcat e Armatosura.
Mjeti Land Rover me targë AA 950 FX I korespondon një mjeti tip Audi.
Gjatë fushatës së saj elektorale, Ministrja e Mbrojtjes është shoqëruar nga një numër i madh efektivësh të forcave speciale dhe nga stafi saj i ngushtë që punojnë në MM.
Sot Ministrja e Mbrojtjes ka organizuar takim me të gjithë ata të cilët janë autorët e inkriminuar në dosjen 184, jo vetëm që nuk kemi një distancim por ka një bashkëpunim të forte te shtetit me strukturat e faktuara te organizates kriminale.
Shumë shpejt publiku do të ketë në dispozicion me fakte dosjen Dibra 2.
Aktualisht ju bëjmë me dije se: Kryeministri Rama, si dhe ushtari i tij Lleshaj, jo vetëm që nuk kanë larguar nga policia e shtetit dhe vënë para përgjegjësisë Ligjore autorët e kësaj dosje, por ata vazhdojnë të drejtojnë dhe janë aktiv në përgatitjen e vjedhjes së votave.
Ministri Lleshaj mashtroi përpara opinionit publik që drejtuesit e policisë të përfshirë në dosjen 184 janë larguar.
Ky është një mashtrim shumë i madh. Ata jo vetëm që nuk janë larguar por vazhdojnë të jenë të graduar.
Më konkretisht:
Komisar Robert Aga i përfshirë në dosjen 184, sot ka shoqëruar materialet zgjedhore që kanë ardhur në qarkun Dibër. Drejtuesit e policisë së shtetit në shkelje të hapur të ligjit, në këmbim të votave po u bëjnë presion qytetarëve mbi dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve, ndërtimet pa leje etj.
Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë. Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral.
Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza. Në këto kushte Partia Demokratike në emër të qytetarëve për te siguruar qetësinë dhe rendin publik në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën, kërkon që të merren masa urgjente për parandalimin në kohë të çdo ngjarje me pasoja të padëshirueshme.
Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër si: OSHE, DAR, institucionet e Shëndetësisë, Posta, Tatimet etj, po ushtrojnë të njëjtin presion mbi qytetarët, në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive në votime, mbledhjen, dhe blerjen e kartave te identitetit.
Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri në vitin 2016 aktualisht, mban postin e drejtuesit të OSHE në Dibër.
Punonjësi i OSHE-se me inicialet E.K, se bashku me punonjësin e postës me inicalet A.S në këmbim të votave kanë kërcënuar me jete qytetarët, duke u hequr ose duke mos ua dhënë ndihmën ekonomike dhe duke mos u shpërndarë pensionet.
Të nderuar qytetarë!
Me datë 30 qershor 2019 të bashkohemi të gjithë sëbashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën.