PD-PS, drejt marrëveshjes
Ditën e sotme ka pasur negociatat intensive mes palëve për të zgjidhur krizën politike. Burime nga dy forcat kryesore thonë se Rama e Basha po shkojnë drejt dakordësisë që zgjedhjet të zhvillohen në muajin korrik.
Ende e paqartë është se si do të procedohet me vettingun, nëse do të miratohet në Kuvend pas nënshkrimit të marrëveshjes apo para saj. Për zgjidhjen e krizës do të shërbejë paketa e propozimeve të McAllister plus disa prej propozimeve të kryeministrit Edi Rama.
Ulja e palëve sërish në tryezën e bisedimeve vjen pas takimeve që zhvilloi një ditë më parë në Tiranë, zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Bryan Yee.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim të dytë aleatët e tij sot në mesditë në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Takimi është mbajtur në selinë e PD-së dhe në fokus kanë qenë propozimet më të fundit të ardhura nga ndërmjetësi amerikan Hoyt Brian Yee.
Gjithashtu, Basha ka zhvilluar takime dhe me ish-kreun e PD-së, Sali Berisha. Më herët, aleati i PD-së, Agron Duka paralajmëroi se palët janë afër dakordësisë. Duka tha se janë vetëm disa çështje në diskutim, por në parim kishte një dakordësi PS-PD për marrëveshje.
LEXONI EDHE:
Negociatat, Rama anulon takimin në Dibër
Basha jep sot përgjigjen për paketën McAllister
Durimi i zyrtarit amerikan Yee në dorën e Berishës
Basha, takim të dytë me aleatët
Agron Duka: Jemi afër marrëveshjes
SHBA mbështet paketën McAllester