PD publikon dokumentin: Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi

Partia Demokratike ka publikuar sot dokumentin që sipas saj tregon se Agim Kajmaku, kandidat i PS për Bashkinë në Vorë, është arrestuar në Greqi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat tregoi dokumentet e shtetit grek, të vitit 2003.

Sipas Bardhit, Agim Kajmaku, i njohur me emrin Jorgo Toto është arrestuar në flagrancë për përdorim dhe shpërndarje të parave false. Sipas shtetit grek, për këtë akuzë ai duhet të ishte dënuar me 10 vjet burg.

“Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek.
Krimi është kryer gjatë një transaksioni për blerjen e fidanëve dhe bimëve të tjera, dhe Agim Kajmaku ka përdorur identitetin e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashivi”,– tha Bardhi.

Bardhi tha se Kajmaku, me fshehjen e dënimit, ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Kjo vepër penal i heq atij të drejtë të jetë drejtues i Bashkisë së Vorës. Kajmaku u shpall “fitues” i votimeve moniste të 30 qershorit në Vorë duke marrë detyrën edhe në kundërshtim me ligjin.

Pak ditë më parë, Agim Kajmaku mohoi akuzat e PD dhe deklaroi se nuk ka pasur asnjë problem ligjor. Kajmaku pranoi se vetëm ka ndryshuar emrin në Jorgo Toto dhe këtë fakt e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit. Prokuroria ka hapur hetimet për kauzat e PD, por ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare.

Gazmend Bardhi tha se kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni të këtij dënimi të kandidatit të tij dhe e ka fshehur qëllimisht.

“Edi Rama po provohet dita ditës që nuk heq dorë nga projekti i tij për bashkëqeverisjen me krimin. Edi Rama hesht megjithëse ka marrë informacion të plotë se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit, sepse është një person me precedent penal dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.  Po kjo për Edi Ramën nuk përbën problem, përsa kohë Jorgo i Vorës i siguron pushtet. Ndiqeni sesi mburreshin Edi Rama dhe Belinda Balluku me Jorgon e tyre 3 ditë se të merrnin me dhunën e një procesi të paligjshëm Bashkinë e Vorës”,– tha Gazmend Bardhi.

Dokumenti i publikuar nga PD për Agim Kajmakun

VIDEO/Denoncimi i Gazmend Bardhit 

LIVE - Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi deklaratë për mediat 26 Gusht 2019

SHKARKO APP