PD: Sa iranianë do të vijnë në Shqipëri nga marrëveshja e Ramës me SHBA?
Po vijnë muxhahedinët paralel me vizitën e Ramës në Washington. Partia Demokratike kërkoi informacion zyrtar dhe transparencë nga kryeministri në lidhje masat e marra për pritjen dhe trajtimin e shtetasve iranianë, ish anëtarë të organizatës MEK.
Zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka depozitoi në kuvend kërkesën për informacion për masat e marra, për kapacitetet pritëse, për standartet e ofruara, për trajtimin e tyre. Noka kërkon gjithashtu numrin e saktë të personave të mbërritur, sa pritet të vijnë dhe afatet kohore. A e kanë statusin e refugjatit, a janë regjistruar lëvizjet e tyre, etj.