PD sfidë Ramës, i jep si zv/kryeministër dhe ministër brendshëm, ato që shkarkoi

Pakti Rama-Basha, përveçse solli pazare, por duket se sfidë masakruese për Edi Ramën. Nga moria e emrave, që ka plot me shumicë PD-ja, i ka dërguar si numrin dy të qeverisë pikërisht Ledina Mandija. Dhe ministrin e brendshëm pikërisht Dritan Demiraj. Të dy të shkarkuarit e Ramës kur erdhi në pushtet.

Ledina Mandija do të jetë zv/kryeministrja e vendit të paktën deri në muajin shtator kur është edhe afati i krijimit të qeverisë së re.  Ajo do të jetë drejtuesja e “Task Force” për monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të 25 qershorit dhe do të ulet në krah të Edi Ramës në mbledhjet e qeverisë.

43-vjeçarja është një zyrtare e nivelit të lartë që Edi Rama e ka shkarkuar atë, menjëherë pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013. Ledina Mandija ka mbajtur detyrën e Avokatit të Shtetit nga viti 2007 deri më 7 tetor 2013, kur kryeministri Edi Rama ka firmosur largimin nga detyra. Ledina Mandija ka doktoraturë në Juridik në Universitetin e Tiranës dhe të Gracit, Austri.

 Ledina ka bërë padi ndaj Ramës dhe e ka dorëzuar në Gjykatën Administrative, ku ajo kërkon rikthimin në detyrë dhe dëmshpërblimin me paga për kohën që ka qenë pa punë. Padia e Mandijës ka kaluar në një kalvar të gjatë dhe ka përfunduar edhe në Gjykatën e Lartë. Kjo sepse: Avokatura e Shtetit (e qeverisë Rama) ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, pra që Administrativja të mos e shqyrtonte padinë e të shkarkuarës. Në shkallën e parë ka fituar Mandija dhe padia e shtetit është rrëzuar. Në shkallën e dytë, Administrativja e Apelit e ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë duke pranuar ankesën e Avokaturës së Shtetit kundër Mandijës.

Kështu, çështja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë ku Ledina Mandija e ka fituar përballjen proceduriale me Edi Ramën. Në këtë pikë, çështja është kthyer sërish në Administrative. Se si do përballen kryeministri me zv/kryeministren në gjykatë një Zot e di.

Mandija u bë e njohur për publikun kur u thirr si dëshmitare në Komisionin Hetimor për CEZ. Mandija ka filluar punë në Avokaturën e Shtetit si Avokate e Shtetit më 6 prill të vitit 2007, në pozicionin e Avokates së Shtetit për Arbitrazhin Ndërkombëtar. Në janar të vitit 2010 është emëruar nga kryeministri Berisha në pozicionin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit. Në datën 7 tetor të vitit 2013, me urdhrin e Edi Ramës është liruar nga detyra e Avokates së Përgjithshme të Shtetit.

Duket se kastile ia ka dërguar Basha në kryeministri. Një sfidë totale ndaj kryeministrit dhe Rama vetëm që të ruajë karriken e tij, pranon të ulë dinjitetin e kreut të PS dhe gjithë socialistëve. Edi Rama mund të kërkonte dhe kishte të drejtë që ti nisnin emër tjetër, pavarësisht se ajo mbetet dinjitoze në profesionin e saj, por duhej ose ti kërkojë të falur publikisht Ledina Mandijës pse e ka shkarkuar padrejtësisht për të emëruar një militante të tij në krye të Avokaturës se Shtetit, ose nuk duhej ta pranonte për të ruajtur prestigjin e shtetit dhe të vazhdonte gjyqin.

Si të mos mjaftojë ky emërim, ka pranuar si ministër të brendshëm një tjetër të cilin e ka shkarkuar ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli.

Ministri i ri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, në qeverinë Rama është liruar rreth 3 vite më parë pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pas një konflikti që pati me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Demiraj e Kodheli do të ulen përballë njëri-tjetrit si kolegë në kabinetin qeveritar edhe pse prej vitesh kanë shkëmbyer akuza të ashpra në publik. Por në shënjestër të sulmeve të tij të ashpra, nuk ka qenë vetëm Kodheli por edhe kryeministri, Edi Rama, të cilin tani Demiraj do e ketë nga sot “shef” në pozicionin e ministrit të Brendshëm. Ministri që do jetë ministër i brendshëm e ka sulmuar Edi Ramën si trafikant droge!

Ne fotot: Dritan Demiraj

1.    Fatkeqësi që qeveria shqiptare është qeveri e konfirmuar nga e gjithë bota si narkomane.

2.    Shqipëria është kthyer në kazanin më të madh të plehrave të Europës deklarojnë gazetat franceze. Normal pasi kur drejtohesh nga plehrat, në vend plehrash do të kthehesh.

3.    Atë e kam shok (i referohet një deputeti të PS) siç kam shumë që janë dhe deputetë të PS, por që s’kanë folur ndonjeherë në parlament. Ngrenë kartonin me urdhër të naltgjatësisë narkoman.

4.    Nuk kam patur kurrë dyshim, madje e kam ritheksuar me dhjetëra herë se ky personazh (Mimi Kodheli) do të hyjë në histori për keq dhe skandalet e saj te panumerta. Padyshim qe do te marre denimin e merituar nga ligji, populli i vet per arroganco-injorancen ne drejtimin e MM.

5.    Mrike ske pare asgje akoma. Te gjitha sa ke bere do ti marresh mbrapsht. Colonel DD.

6.    Po pse drejtësine do ta bejne ata qe mbjedhin, shesin dhe trafikojne droge ne te gjithe Europen miku im?? Ata qe kane bere te gjithe nga 30 milione dollare??

7.    Sa per kriminela i ke ne qeveri me shumice

8.    Droga, vjedhjet dhe blerjet e zgjedhjeve, motelet dhe kazinot e ministrave dhe deshtimet spektakolare te qeverise

9.    Kam qene dhe jam kunder ketij te papergjegjshmi qe se di se cthote e cben dhe kunder te gjithe te tjereve qe mendojne dhe veprojne si ky.

10.  Jo nuk e kam idhull dhe ai ka bere shume gabime te pafalshme, por ky eshte kriminel dhe ka shume shume gjynahe.

Zv/kryeministrja dhe ministri i brendshëm, janë dy emrat me të mirë që PD-ja i ka sjellë në qeveri, por fakti që Edi Rama i ka shkarkuar pikërisht këta të dy sapo ka ardhur në pushtet, atëhere i bie që ose i ka shkarkuar padrejtësisht dhe duhet të pranojë në gjykatë se ka gabuar dhe t’ju paguaj dëmshpërblimin financiar, ose nëse ka bindjen se shkarkimi i tyre ka qenë i drejtë, të mos i pranonte.

I pranoi dhe t’i gëzojë, por dinjitetin e shtetit dhe të çdo socialisti e ka nëpërkëmbur.

Si u bë kolonel Dritan Demiraj një militant PD-së.  Pse ai kërkon të hakmerret? (ky shkrim nga lapsi.al)

Në të gjitha mediat e ditës së sotme ka tërhequr vëmendjen fakti. se një ditë përpara se të emërohej ministër i brendëshëm, kolonel, Dritan Demiraj, njeriu mbi shpatullat e të cilit Lulzim Basha ka lënë barrën e vështirë të garantimit të zgjedhjeve, ishte në palestër.  Portalet publikuan video dhe foto ku njeriu që ka shërbyer plot 31 vjet në ushtrinë shqipëtare, është duke stërvitur një studente në Kick-box. Pamjet tregojnë një burrë muskoloz, të zhdërvjellët dhe tejet të vendosur për ti shërbyer misionit që ka marrë: ti rrezistojë deri në fund falangave të Edi Ramës.

Për PD-në kryeministri është një kapobandë që kontrollon një rreth të gjëra kriminelësh, oligarkësh dhe të fortish që do ti përdori për ditën e tij më të rëndësishme, 25 qershorin. Prandaj në këtë optikë asaj i duhej që në ministrinë që ende mban hijen e Sajmir Tahirit, të vendoste dikë të pathyeshëm, ushtarak kokëfortë dhe idhtar të arteve marciale si kolonel Demiraj (shiko foton).

Por përpos këtyre njeriu që do të kontrollojë polisinë e shtetit ka edhe një aftësi tjetër që i duhet shumë opozitës. Ai është pothuajse një fanatic i selisë Blu. Si ushtarak karrierrë nuk duhet të ishte kështu. Por një sërë rethanash jetësore kanë bërë që ai të jetë gjithnjë e më pranë PD-së.

Akti që e bëri atë të hiqte edhe maskën e të depolitizuarit i takon dhjetorit 2014, kur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, që në katër muajt e ardhshëm do të jete homologe e Demirajt duke u ulur të dy bashkë në tryezën ovale të qeverisë, Kodheli pra vendosi ta shkarkonte nga puna. Motivacioni dukej i stisur dhe aspak bindës: “largim pa leje jashtë shtetit”. Megjithëse Demiraj pretendoi se ai kishte marrë leje, se një ushtarak karrierre nuk mund të bënte kurrë shkelje të tilla, se edhe nëse ndodhte ndonjëherë aplikohej vërejtja dhe jo drejtpërdrejt lirimi, këto argumenta nuk pinë ujë.

Ministrja Kodheli dhe shtabi i përgjithshëm nuk u tërhoqën  as përpara arsyetimit se ai ishte pjesmarrës i trupave tona në Afganitan, se ishte dekoruar si “Nderi i Kombit” se madje ishte nderuar me medalie edhe nga Pentagoni në vitin 2011 “Army Commendation−s” nga US Army, në Afganistan dhe “Medalje e Noble Patron of Armor” në të njëjtin vit.

Rasti i shkarkimit të tij që bëri një zhurmë të madhe mediatike e armiqësoi edhe më shumë kolonel Demirajn me pushtetin e Rilindasve. Siç ka ndodhur rëndom në këtë vend humbja e punës për arsye politike i bën njerzit gati kamikazë të krahut tjetër politik.

Pak a shumë kjo ka ndodhur edhe me kolonelin e liruar nga detyra dy vite e gjysëm më parë. Gazetarët kanë investiguar fije për pe shënimet e tij në rrjetet sociale. Dhe qëndrimet e Demirajt nuk janë as më pak as më shumë sesa ato të një militant të thekur të opozitës.

“Fatkeqësi që qeveria shqiptare është qeveri e konfirmuar nga e gjithë bota si narkomane” shkruan në një status Demiraj (shiko disa statuse poshte). Pastaj shkon edhe më tej kur i quan drejtuesit e rilindjes plehra: “Shqipëria është kthyer në kazanin më të madh të plehrave të Europës deklarojnë gazetat franceze. Normal pasi kur drejtohesh nga plehrat, në vend plehrash do të kthehesh”. Nga fshikullimet e ministrit të sapo emëruar nuk kashpëtuar as ministrja e mbrojtjes kundër të cilës ai dha intervista me fjalë denigruese që në dhjetor 2014. Ai nuk nguron ta thërasë Mrikë, me emrin e saj të vegjëlisë njësoj si Sali Berisha: “Nuk kam patur kurrë dyshim, madje e kam ritheksuar me dhjetëra herë se ky personazh do të hyjë në histori për keq dhe skandalet e saj te panumerta. Padyshim qe do te marre denimin e merituar nga ligji, populli i vet per arroganco-injorancen ne drejtimin e MM”. Po të shkojmë më tej ai i beson akuzave se ministrat e Ramës kanë bërë të gjithë nga 30 milionë USD, se ata janë të lidhur me trafikantëët. Ai e thërret Ramën naltgjatësia narkoman etj.

Ky është pra njeriu që Basha i uli Ramës në krahun e tij të djathtë në tryezën e qeverisë. Nga një pikpamje kjo është edhe më e rëndë sesa ajo që i bëri Meta kur i futi në kabinet Ylli Manjanin.

Por tani sfida nuk është se kush ia punon kundërshtarit prapa shpine. Tani loja është e ndryshme. Kush arrin të fitojë betejën e zgjedhjeve.

Dhe në këtë prizëm Lulzim Basha ka emëruar një besnik. Një njeri që i ka besuar të gjithë propagandës së PD-së për drogën, krimin korrupsionin. Dhe nga kjo pikpamje kryeopozitari mund ta bëjë gjumin i qetë. Përveçse njeri i flaktë me partinë ai ka edhe përvojën e luftëtarit të afganistanit edhe vullnetin, këmbënguljen dhe ambicien e njeriut të ushtruar me artet marciale. Kolonel Demiraj i ngjan vërtet profilit të karateistit që duhet të bllokojë në 25 qershor Ramën. Ai ka në bagazhin e tij besnikërinë ndaj kauzës dhe këmbënguljen e njeriut të poshtëruar nga kjo shumicë. Ai do t’a tregojë atë. Ai dëshëron gjithashtu të hakmerret. Por a janë këto cilësi të mjaftueshme për të penguar një pushtet aq të sofistikuar dhe me lidhje aq të fshehta sa ai i Ramës? Kjo pritet ende të shihet. Kjo është sfisa reale e Dritan Demirajt. Përndryshe pas 25 qershorit, kolonelit përsëri mund të mos i shkruaj askush.(Lapsi.al)

 

demirajdemiraj1demiraj2demiraj3demiraj4

SHKARKO APP