Aksidenti i deputetit Rakipi/ Policia, PD dhe PDIU në luftë deklaratash
Deputeti i PDIU Aqif Rakipi në orën 04.51 të mengjezit ka përplasur për vdekje një qytetar. Pas vetëdorëzimit në Komisariatin nr.2 të Tiranës të deputetit Aqif Rakipi për aksidentin me vdekje që shkaktoi në autostradën Tiranë – Durrës, dalin detaje të reja se si ka ndodhur aksidenti. Policia sqaron se ka qenë faji i viktimës se ia ka prerë rrugën makinës së deputetit. Policia që ka nisur hetimin, deklaroi se Rakipi nuk rezultonte të kishte pirë alkol. Aksidenti ndodhi në orën 4:41 minuta, ndërkohë që Rakipi në 4:51 minuta ishte dorëzuar vetë në Komisariatin nr.2 me gjithë makinën e tij të dëmtuar nga përplasja në pjesën e përparme ku ka deklaruar qartë se kishte përplasur një person në autostradë.
Në foto: Makina e deputetit Rakipit pas aksidentit
NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT
Rreth orës 04:41, jemi njoftuar se në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej në Komisariat.
Ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur.
Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.
Reagon selia blu
Pas aksidentit të orëve të para të mëngjesit të sotëm ku deputeti i PDIU Aqif Rakipi përplasi për vdekje një 53-vjeçar, ka reaguar edhe Partia Demokratike.
Përmes një deklaratë për mediat PD shkruan se kjo ngjarje po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe po përpqen të manipulohen në favor të Rakipit, pasi ai është një mik i ngushtë i Ramës.
PD shkruan se deputeti ka qenë me shumë shpejtësi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Selia blu ka kërkuar përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtësi për viktimën.
Deklarata e Partisë Demokratike:
Partia Demokratike kerkon zbardhje dhe transparence te plote te nje ngjarjeje te ndodhur sot ne oret e para te mengjesit, ku te dhenat jane se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar per vdekje me makine nje person.
Ka dyshime serioze se ngjarja po perpiqet te mbahet e fshehte dhe te manipulohen provat dhe vendngjarja ne favor te deputetit qe njihet si mik i ngushte i kryeministrit Rama.
Partia Demokratike i kerkon policise se shtetit te beje publike ngjarjen dhe i kerkon prokurorise hetim te plote e te pandikuar politikisht. Te dhenat jane se deputeti mik i Rames ka qene me shume shpejtesi kur ka perplasur per vdekje personin dhe eshte larguar edhe nga vendngjarja me makinen e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjelle veshtersi eksperteve ne percaktimin e shkaqeve te aksidentit. Per kete arsye PD kerkon hetim e pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin dhe drejtesi per viktimen.
Reagon PDIUPDIU-ja i është kundërpërgjigjur Partisë Demokratike për deklaratën lidhur me aksidentin tragjik të shkaktuar nga deputeti i saj Aqif Rakipi. PDIU-ja i ka shprehur së pari ngushëllimet familjes së viktimës S.S. dhe më pas i është drejtuar PD-së:
“PD-ja, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.”
Reagimi i PDIU-së erdhi pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila ngriti dyshime se ngjarja në autostradë po manipulohej në favor të deputetit Aqif Rakipi, i cili njihej si mik i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama.
A e pengon hetimin largimi i makinës se deputetit?
Ikja e deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi nga aksidenti ku u përfshi dhe ku mbeti një person i vdekur, nuk përbën pengesë për hetimin e kësaj ngjarjeje. Kështu shprehet policia e shteti me anë të njoftimi të shpërndarë për mediat. Pas aksidentit të ndodhur orët e para të mëngjesit, deputeti Rakipi është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me makinën e tij dhe ka shkuar në komisariatin nr. 2 ku është dorëzuar.
Deklarata policisë, ku thuhet se largimi i tij së bashku me makinën nuk prengon hetimet, duket e çuditshme sepse autori i ngjarjes fare mirë mund të fshehë provat në këtë mënyrë. Po ashtu largim nga një aksident me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë përben vepër penale dhe dënohet deri në një vit burg.
Po ashtu, ka qenë PD, që pas aksidentit ka reaguar përmes një deklarate për mediat duke u shprehur se po fshihen dhe manipulohen provat e kësaj ngjarjeje, duke qenë se Rakipi është një mik i ngushtë i kryeministrit Rama.
Në këtë pikë policia shprehet se të gjitha këto veprime të kryera nga deputeti Rakipi nuk prekin hetimet dhe ekzaminimet e ndryshme, duke këmbëngulur se çdo gjë është kryer me korrektësi të plotë, fakt i cili lë vend për dyshime.
Ajo që vlen të pyetet në këtë rast është se a po e mbron policia Rakipin dhe pse?
Njoftimi i policisë:
Sqarim në lidhje me aksidentin e ndodhur me përfshirjen e deputetit A.R.:
“Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes, dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.
Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.
Automjeti i perfshirë në ngjarje, ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Policia e Shtetit thekson edhe njëherë, se është e do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve .