PD: Të dënohet Edi Rama për fjalorin dhe provokimin ndaj deputetes demokrate

PS kërkoi dënimin sipas rregullores së Kuvendit të disa deputetëve të PD-së si Bedri Hoxha, Gent Strazimit dhe Albina Dede, që gjuajten me vezë kryeministrin Rama si dhe disa që kryen akte rrugaçore dhe pasdite pritet që Komisioni i Rregullores të marrë masat përkatëse. Ndërkohë PD-ja ka reaguar dhe kërkon dënimin e Edi Rames pasi ai provokoi dhe përdori fjalor fyes ndaj deputetes së PD-së. Nuk ka parlament më, thonë burimet në selinë blu , pa futur në rend të ditës projektligjet për dekriminalizimin dhe pa u dënuar kryeministri, sipas Rregullores se Kuvendit, për fjalorin ndaj deputetes demokrate.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur në mbledhjen e sotme, krahas kërkesës për pezullimin e Ramës nga punimet e Parlamentit, edhe mosprezencën në komisionet parlamentare për një afat të papërcaktuar. Vendimet vijnë pas ngjarjeve të ditës së fundit, ku rikthimi i deputetit Armando Prenga në sallën e Kuvendit pasi është në proces gjykimi për plagosje të rëndë, por edhe ofendimeve që kryeministri Rama i bëri deputeteve të Partisë Demokratike.

SHKARKO APP