PD thirrje komisionerëve dhe policisë: Zbatoni ligjin për procesin e zgjedhjeve

Kur kanë mbetur edhe 5 minuta nga përfundimi i orarit të votimit, Partia Demokratike ka bërë një deklaratë për mediat ku u kërkon komisionarëve dhe policisë të zbatojnë ligjin.

“Partia Demokratike i bën thirrje komisionerëve, personelit të policisë dhe të gjithë strukturave përgjegjëse për administrimin e procesit zgjedhor të marrin të gjitha masat për përmbylljen e procesit të votimit sipas ligjit deri në dorëzimin e kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Garantimi i standardeve ligjore dhe dorëzimi i kutive sipas ligjit është pjesë thelbësore e përmbylljes së procesit të votimit”,- thuhet në deklaratën e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është komunikimi i parë zyrtar për mediat i Partisë Demokratike gjatë gjithë ditës së sotme për procesin e votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet se cilat janë arsyet që e detyruan PD tu bëjë thirrje komisionarëve dhe policisë. Por në raste të ngjashme, këto njoftime bëhet kur ka dyshime se Policia apo komisionarët nuk po zbatojnë ligjin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?