PD: Të ikin 4 deputetë, ndërsa të enjten të kalojnë aktet e Dekriminalizimit

Nëse mazhoranca nuk largon nga Kuvendi deputetët, Armando Prenga, Koço Kokëdhima, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj, PD do të bojkotojë punën në Kuvend.

Ky ka qenë paralajmërimi i Lulzim Bashës sot. Kreu i opozitës kërkoi miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

“Përballja do të nisë të enjten me një sërë kushtesh, mosplotësimi i të cilave do të çojë në masat e grupit parlament për të pamundësuar zhvillimin  parlamentar, siç është largimi i Armando Prengës, miratimi i akteve që fusin në veprim dekriminalizimin, miratimi të enjten i largimit nga Kuvendi i Kokëdhimës, Leskajt dhe Sulit që në kundërshtim me ligjin, kanë përfituar fonde publike”, tha Basha.

Në vijim të fjalës së tij ai u shpreh se “Bashkëjetesa e krimit të organizuar me Ramën dhe qeverinë e vjedhjes nga oligarkët, shkeljet e  Kushtetutës dhe ligjit po e zhbëjnë Shqipërinë që duam, Shqipërinë e shtetit ligjor drejt një regjimi apartajdi që ka strehuar krinminelët në kupën e tij me njërëz si Armando Prenga, që plagosi dhe derdhi gjak dhe në vend që të mbahet në burg, shpërblehet dhe kthehet në parlament nga Edi Rama. Personat që po detyrohen të hiqen nga postet, po marrin postet e PS-së si në Kukës, Tepelenë, Përmet, Fier, Durrës, Vlorë e kudo, anembanë vendit duke e kthyer PS-në në një klan kriminal që drejtohet nga Edi Rama”.

SHKARKO APP