PD vendos: Nuk ka më Parlament nëse Edi Rama nuk plotësohen kushtet !

Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur në mbledhjen e sotme që nuk do të lejojnë të ketë më seanca parlamentare nëse nuk plotësohen kushtet për aktet nënligjore të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin.

Mësohet se në seancën e sotme ata do të bllokojnë kryeministrin dhe qeverinë në podium në qoftëse nuk plotësohen kushtet e kërkuara nga PD.

Sot lideri i opozitës dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha është takuar me Përfaqësuesn e Lartë të BE Mogherini, e cila dje erdhi për një vizitë dy ditore në Tiranë. Me sa shikohet as edhe takimi me Federic Mogherinin dhe as ambasadori amerikan Lu nuk po arrijnë të bindin palët që të ulen në gjetjen e një konsensusi në lidhje me këtë çështje.

Parashikohet një seancë e nxehtë sot në parlament. Që dje ish-lideri Berisha e dha sinjalin se nuk ka më parlament me “vrasës brenda”,çka duket se sot fillon skenari i PD-së për ta rrëzuar parlamentin.

SHKARKO APP