PD:Gjykata Kushtetuese urdhërohet nga Rama të mos heq mandatin e Koços
Partia Demokratike ka reaguar sot sa i përket mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, çështje kjo për të cilën gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim.
Sipas Eduard Halimit, kryeministri po e pengon Kushtetuesen që të zbardhë vendimin, ndërsa tha se ky është rast flagrant i kapjes së institucioneve nga shteti.
Halimi i ka kërkuar sërish Gjykatës që të zbardhë vendimin për çështjen në fjalë, teksa tha se me këto veprime Edi Rama është në drejtimin e gabuar.
“Fillimisht Edi Rama urdhëroi parlamentin të mos merrte në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës. Ndonëse Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetues këtë vendim të parlamentit, që në nëntor të vitit të kaluar, përmes presionit të Edi Ramës po vonohet zbardhja e tij. Rasti Kokëdhima është shembulli i korrupsionit me fondet publike të njeriut pranë kryeministrit, është shembulli i kapjes së shtetit, shembulli i oligarkut qeveritar që qëndron mbi ligjin.” – tha deputeti Halimi.
Informacionet tregojnë se vendimi është në sirtarin e Kryetarit të Gjykates Kushtetuese porse nuk guxojnë ta bëjnë publike se kanë frikë nga kryeministri. Por ka edhe fjalë se e mbajnë vendimin duke kërcënuar Kryeministrin që të mos shkrijë Gjykatën Kushtetuese me reformen e re të drejtësisë, sepse në të kundërt nxjerrin vendimin e firmosur kundër Kokëdhimes. Mësohet se deputeti Kokëdhima u ka dërguar fjalë se “nuk u jap asnjë euro ndaj vendosni si të doni!”.
Pazare të Kushtetueses! Ndaj e mbajnë në sirtar për pazar me Edi Ramën.
Deklarata e deputetit të PD Eduard Halimi
Edhe pse lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi janë prioritete kryesore për vendin, siç u theksua edhe dje nga Sekretari amerikan i Shtetit, Edi Rama po vazhdon në drejtimin e kundërt duke i bërë presion gjykatës, e duke mbrojtur korrupsionin e njerëzve të tij.
Me ndërhyrjet e tij, Edi Rama vonon zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Koço Kokëdhimën, duke penguar kështu drejtësinë, e duke dalë në krah të korrupsionit.
Edi Rama po përdor çdo mjet për të vonuar drejtësinë për njeriun e tij Kokëdhima, i kapur me 150 shkelje të Kushtetutës, me 150 pagesa të paligjshme financiare të parave publike për biznesin e tij.
Ja pra se si e mendon drejtësinë Edi Rama, ja çfarë drejtësie kërkon ai. Kjo është dëshmia e mbrojtjes që ai i jep vjedhjes e abuzimit kur këtë e bëjnë njerëzit e tij.
Fillimisht Edi Rama urdhëroi parlamentin të mos merrte në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës.
Ndonëse Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetues këtë vendim të parlamentit, që në nëntor të vitit të kaluar, përmes presionit të Edi Ramës po vonohet zbardhja e tij.
Rasti Kokëdhima është shembulli i korrupsionit me fondet publike të njeriut pranë kryeministrit, është shembulli i kapjes së shtetit, shembulli i oligarkut qeveritar që qëndron mbi ligjin.
Qytetarët, partnerët tanë ndërkombëtarë dhe opozita, kërkojnë pikërisht që drejtësia të arrijë këto standarde, që të ndëshkojë raste të tilla, që njerëzit pranë kryeministrit të mos jenë të pandëshkueshëm, të mos jenë të mbrojtur kur marrin 150 pagesa nga paratë publike në shkelje të Kushtetutës.
Ky është rasti që në frymën e prioriteteve që ka vendi për luftën ndaj korrupsionit dhe reformimit të drejtësisë, në frymën e mesazhit të theksuar dje nga Sekretari Kerri, Gjykata Kushtetuese të tregojë pavarësi nga kryeministri e të hapë rrugën e drejtësisë.