Niko Peleshi: Asambleja e PS-së s’ka lidhje me kërkesën e Arta Dades
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka komentuar debatet brenda Partisë Socialiste për çështjen e mandatit të kryetarit të saj. Duke folur për kërkesën e deputetes Arta Dade, e cila ka kërkuar hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit sipas parimit një anëtar një votë, Peleshi deklaroi se kërkesa e Dades nuk ka lidhje me Asamblenë.
“Asambleja do shqyrtojë dokumentacionin. Asambleja s’ka lidhje me kërkesën e Dades. Kjo është demokracia në parti. Mbledhja e Asamblesë, s’ka një datë të caktuar”, u shpreh zëvendëskryeministri Peleshi.
Peleshi tha më tej se një grup në PS po merret me ndryshimet në statut.
“Një grup në PS po merret me ndryshimet në statut. Jemi në një proces zgjedhor në zbatim të statutit. Nga kjo fundjavë zgjidhen delegatët ‘1 anëtar 1 votë’. Kongresi do vendosë për draftin e grupit të punës. Jemi në një proces ristrukturimi”, tha ai.
Lexoni:
http://www.kohajone.com/2016/02/10/arta-dade-leter-rucit-kongresi-te-caktoje-daten-per-zgjedhjen-e-kryetarit/