Për hir të Zotit z. Wilton (OSBE) çfarë po thoni!

Një nga drejtuesit e zyrës së OSBE në Tiranë, njëfarë Wilton, foli në një takim në Shkodër dje ku tha:“Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo!
Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lek janë mjaftueshem, por nuk i blen vetëm një subjekt.
Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet.
Të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 herë më të keqe e shoh në Angli.”

E gjithë çfarë deklaroi ky Wiltnoi shkaktoi valë reagimesh jo vetëm nga opozita, e cila ka dorëzuar mandatet e deputetit në shenjë mosnjohje të një parlamenti të blerë nga krimi i organizuar, siç ka dosje në prokurori e ku Zëri Amerikes publikoi përgjime të pakontenstuara nga PS si dhe pardje investigimi i televizionit italian RAI nxori lakuriq se si janë blerë votat nga bandat e drogës për llogari të pushtetit të sotëm.

Edhe në rrjetet sociale e kanë “bluar” zyrtarin e OSBE me komente, duke shprehur se ky me sa duket rri në pishinat e hoteleve të shtrenjta dhe nuk e njeh realitetin ose është blerë nga Rilindja.

Ja reagimi i Bardh Spahisë, si pjesë e shumë reagimeve të sotme:

Nga Bardh Spahia

Për hir të Zotit z. Wilton çfarë po thoni!

Mos po na thoni që skandalet janë tre fish me keq në UK? A mund të më thoni ju lutem një rast të blerjes së votave nga PD?

Mos po thoni që qoftë edhe një votë e pa numëruar, e blerë, e marrë nën kërcënimin e armës, apo kërcënimin e pushimit nga puna është trefish me e pranueshme në vendin tuaj apo gjetkë në Europë?!

  1. Wilton, ashtu si shumë shqiptarë edhe unë kam pasur rastin të jetoj, studioj dhe punoj në Europë, por kurrën e kurrës s’kam parë e as dëgjuar për dhunimin e të drejtës themelore, pra të drejtës për të votuar, në asnjë vend europian.
  1. Wilton duhet të keni turp për shembullin e tmerrshëm që po mundoheni ti mësoni të rinjve tanë. Mendoj se taksapaguesit europian do indinjoheshin tej mase po të dëgjonin komentet e juaja dhe të kuptonin se si shpenzohen paratë e tyre për promovimin e demokracisë dhe zhvillimit në vendin tim.
  1. Wilton ju lutem mos u mundoni të bindni popullin tim që të pranojë diçka që gjetiu në Europë do ishte e paimagjinueshme. Ne shqiptarët jemi europiane dhe s’do pranojmë asnjë të drejtë më pak se ato që meritojnë dhe për të cilat kanë luftuar të gjithë qytetarët europiane.
  1. Wilton, me lejoni t’ju kujtoj se dhjetëra mijëra bashkëkombas të mi shqiptar u vranë, burgosën, torturuan dhe persekutuan për të drejta elementare, siç është dhe e drejta për të votuar.

Me sakrificën e tyre në mendje dhe me aspiratën e miliona shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe të barabartë nën flamurin europian, vendosa t’ju drejtohem.

SHKARKO APP