Për të 100-tën herë lideri demokrat, Berisha, deklaroi se do të fillojnë protestat kundër kryeministrit

Për të 100-tën herë lideri demokrat, Berisha deklaroi se do të fillojnë protestat e mëdha kundër kryeministrit. Por deri me tani asgjë nuk ka bërë. E megjithatë sot Berisha tha se “do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve. U garantoj unë ju se po të mos jenë ato protesta udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot.

Kësaj here do kapim Edi Ramën. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që në mënyrë absolute do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë. Në qoftë se demokratët nuk shkojnë tek Sulltani të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, asnjë të drejtë morale të shkojnë tek zgjedhësit”, tha Berisha.

Ai akuzon Ramën si përgjegjës për skandalet e tenderave, përfshirë atë të tunelit të Llogarasë. Berisha thekson se këto protesta do të vazhdojnë deri sa Rama të largohet nga zyra, duke vënë theksin se demokratët duhet të përballen drejtpërdrejt me kreun aktual të qeverisë për të ruajtur kredibilitetin dhe të drejtën morale për të kërkuar mbështetjen e zgjedhësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por mbetet të shikohet nëse edhe kësaj here do të jetë si herët e tjera që flasin por nuk kanë takat për protesta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?