Përbashkim PD e Berishës me grupin e Alibeajt për zgjedhjet? Asnjë shans që të ndodhë!
Nga Jonida Halili-
Berisha publikisht tha se jam i gatshëm të bashkëpunojë me grupin e deputetëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Nuk vonoi edhe pala tjetër tha se do të autorizojmë Gazmend Bardhin për të negociuar me palën e Berishës.
Pra në pamje të parë të dyja palët thonë se jemi për bashkëpunim, por asgjë nuk ka për të ndodhur në sensin pozitiv.
Dihet se Berisha ka shumicën e demokratëve, por jo mjaftueshëm sa të fitojë i vetëm. Në pamje të parë kanë pak vota grupi Alibeaj-Basha, por mjaftueshëm sa për të prishur punë Berishës.
Ndaj të dyja palët për të dalë të larë para demokratëve deklarojnë se “duhet bashkëpunim”, ndonëse as që e kanë ndërmend të bashkëpunojnë seriozisht.
Me reagimin e grupit të Enkelejd Alibeajt se po negociojmë me palën Berisha, ata në mënyrë të papritur kanë kapur mat doktorin. Në të vertetë Enkelejd Alibeaj as që e ka ndërmend të bashkojë me Saliun sepse e di se ai do të vazhdojë të kryejë votimet në primare për emrat kandidat e ku dihet se në çdo rast edhe nëse grupi Alibeaj fut emrat e tyre në konkurim, në asnjë rast nuk fitojnë.
Duke e luajtur përbukuri lojën ata bërtasin, me të drejtë, se të bllokohen primaret sepse ky nuk nënkupton përbashkim, por thellim të ndarjes. Ata, Alibeaj and co, insistojnë që duhet bashkërisht të përzgjedhin emrat kandidat pa shkuar në votime në primare.
Nga ana e tij Berisha e ka ndarë mendjen te primaret. Ai e bën për populizëm demokrat që të rrisë kuotat e tij, porse në thelb këto janë votime mirëfilli të parapërcaktuara sepse jo vetëm grupimi Alibeaj nuk fiton asnjë kandidat, por as edhe emrat nga shoqeria civile që mund të afrohen nuk kanë asnjë shans të fitojnë përballë urdisë së ushtarëve demokratë.
Pra pjesën gri prapë e humbin demokratët, por ajo është vendimtare në votime.
Ndaj duket i pamundur bashkimi, pavarësisht se të dyja palët bëjnë sikur duan të bashkohen!