Përçahen socialistët, Taulant Balla kërcënon ish-ministrin Arben Malaj
Arben Malaj, ish-ministër i Financave në qeverinë e socialistëve, tashmë ne rolin e anëtarit të bordit të mbikëqyerjes në Bankën e Shqiperisë, akuzon kreun e deputetëve të PS-së, Taulant Ballën, për kërcënim.
Për këtë, Malaj jep sqarimin e tij si më poshtë:
E para dhe thelbësorja – vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë me integritet të lartë, profesionalzëm të thellë dhe dashuri të madhe.
2. Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32-vjecare në çdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.
3. Ju kam paralajmeruar që u bënë perpjekje maksimale për të mos më rizgjedhur.
Për interesat dhe emrat konkretë do të flas fillimisht në procesin e ballafaqimit parlamentar.
4. Në respekt të institucionit të Bankës së Shqiperisë nuk do të bëj asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucionale.
5. Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës së Shqipërisë që nga vetingu për bankirët miliarderë që i çuan kreditë jo-performuese të vendit deri ne 50% te totalit, me lartë se në çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë te gjithë të dokumentuara në procesverbalet e mbledhjeve te Bordit.
6. Kërcënimet paralajmeruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mospranimt të ndërhyrjes së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqiperisë. Shqetësim është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSh.
7. Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, ky mund të jetë rasti i dytë që maxhorancat e gjithëpushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qëndrore,
Vetëm profesionalisht më trishton.
8. Veprimi i tyre ështe i pastër politik, sepse shkeljet etike materializohen me cenim të reputacionit apo eficençës së Bankës së Shqiperisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombetare por edhe në mbledhje e Bordit pas mandatin të ri, (mandati i parë ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje etike. Mbledhja e fundit ishte në 3 korrik 2019.
9. Sfidën e integritetit dhe profesionalizmit e kam përherë të fituar edhe gjyqin partizan e kam të fituar moralisht, do ta fitoj edhe në rrugë gjyqësore po pagat dhe penalitetet 7-vjecare kush do t’i paguajë 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?
Ky është thelbi i shqetësimit profesional.
Padia do të jetë individuale për çdo abuzues me statusin e deputetit, i keshilloj të kërkojnë assistance juridike përpara se të shpifin.
E fundit por më rëndësishme koleget në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve kam zgjedhur dhe do të zgjedhë lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim.
Ditë të mbarë, Arbeni