Përgatituni, fillojnë parkimi me pagesë në Tiranë. Kujdes karrotrecin!

Rruga ‘Gjin Bue Shpata”, pranë stadiumit “Dinamo”, është një ndër rrugët e para që do aplikohet parkimi publik me pagesë nga Bashkia e Tiranës. Çdo qytetarë që nuk është banorë i zonës, duhet të paguajë 100 lekë të reja, për çdo orë qëndrimi.

Kjo do të thotë se nëse një qytetar i Tiranës nuk është rezidentë dhe parkon makinën për 8 orë, atëherë ai do të paguajë 800 lekë të reja në rrugën Gjin Bue Shpata.

Bashkia e Tiranës e ka ndarë kryeqytetin në 3 zona parkimi, A, B dhe C. Zona A përfshin qendrën e Tiranës, ku ndodhet pjesa më e madhe e institucioneve, dhe ata qytetarë të cilët jetojnë në një zonë tjetër, për të parkuar duhet të paguajnë 100 lekë për çdo orë qëndrimi.

Por bashkia ende nuk ka nxjerrë kartën e parkimit për banorët rezidentë, që do të thotë se edhe qytetarët që banojnë duhet të paguajnë 100 lekë  për orë, por vetëm në rrugën kryesore, jo në rrugët e lagjeve. Parkimi do të jetë me pagesë nga ora 08:00 deri në orën 20.00 të mbrëmjes.

Aktualisht bashkia ka ngritur një kabinë pranë stadiumit “Dinamo”, ku një punonjës jep biletat për çdo makinë që parkohet. Nëse tejkalohet orari për të cilin është paguar, apo nuk është vendosur bileta në xhamin e parë të makinës, atëherë vendoset gjobë 3 mijë lekë. Policia Bashkiake e cila do të monitorojë makinat e parkuara, ka të drejtë t’i vendosë bllokues të goma, çdo makine që nuk paguan.

Në Tiranë do të jenë 71 rrugë me pagesë, ndërsa rrugët e lagjeve do të jenë për të parkuar makinën vetëm banorët rezidentë. Tarifa për zonën B do të jetë 40 lekë ora, ndërsa për zonën C 20 lek ora.

Rezidentët

Nëse dikush e ka shtëpinë te rruga “Myslym Shyri ” dhe kjo zonë zonën i përket zonës A, ky qytetar do të ketë mundësi të mos paguajë për të parkuar makinën në të gjithë hapësirën brenda lagjes, poshtë pallatit, në hapësirat publike brenda zonës. Kuptohet që do të ketë një pullë e cila do ta identifikoj, nga zonat e tjera, nëpërmjet ngjyrës.

Qytetari rezident do të gëzojë të drejtën të parkojë pa pagesë dhe në rrugët kryesore të zonës së tij, të cilat janë me pagesë. Pra rezidentët edhe në rrugët që janë në pagesë do të përfitojnë një përqindje të caktuar në mënyrë që të parkojnë makinën e tyre pa lek. Rezidentët dhe invalidët përveçse do të kenë të drejtë të parkojnë makinën në zonën ku banojnë, por dhe në një pjesë të rrugëve me pagesë.

Rrugët që do të jenë me pagesë

Çamëria

Asim Vokshi

Bulevardi Gjergj fishta

Bulevardi Zogo i I

Ibrahim Rugova

Dedë Gjo Luli

Rruga e Kavjës

Rruga Fortuzi

Frederik Shiroka

Kont Urani

Muhamet Gjollesha

Muhedin Llagani

Myslim Shyri

Pandi Dardha

Sami Frashëri

Teodor Keko

Astrit Balluku

Nikolla Jorga

Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Katër Dëshmorët

Rruga 5 maji

Aleksandër Moisiu

Bulevardi Zhanë D’ark

Ferit Xhajko

Hosha Tasin

Luigj Gurakuqi

Myslim Keta

Odhise Paskali

Qemal Stafa

Reshit Petrela

Rruga Bardhyl

Rruga e Barrikadave

Rruga e Dibrës(segmenti Siri Kodra-5 maji)

Rruga e Dibrës (segmenti Rr.Bardhyl-Myslim Keta)

Rruga Tafaj

Rruga e Dibrës-Ferit Xhajko

Ferit Xhajko-Preng Doçi

Tefta Tashko Koco

Papa Gjon Pali II

Jul Variboba

Mustafa Matohiti

Petro Nini Luarasi

Themistokli Gërmenji

P.N. Luarasi-Konti. L.Bertold

Konti L. Bertold-Teodor Muzaka

Ismaili Qemali

Ali Kelmendi

Blv. Bajram Curri

Brigada e VIII

Ibrahim Rugova

Janos Huniadi

Emin Duraku

Gjin Bue Shpata

Hamdi Pep

Komuna e Parisit

Liman Kaba

Llambi Bonata

Nikolla Tupe

Pashko Vasa

Perlat Rexhepi

Petraq Leka

Pjetër Bogdani

Prokop Mima

Sami Frashëri

Dëshmorët e 4 Shkurtit

Skënder Luarasi

Sulejman Delvina

(syri)

SHKARKO APP