Përgjigjet Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu:Mashtrim, nuk e kam marrë në makinë

Deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan një video ku në një kamer të fshehtë Fredi Alizoti, personi që sot pranon se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt rrëfen krejt të kundërtën. Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet, por thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

Fredi Alizoti thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë, duke i bërë ofertë që të jetë me pushtetin në këtë rast.

Kjo video u transmetua nga Klan në emisionin e Fevziut pasi u nxor nga deputeti i PD-së Salianji. Video shkaktoi debat dhe sherr në emision, por xhiro e kësaj video po merr dhenë në orët e vona të natës (23.35).

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta “Koha Jone” online u interesua dhe mori një prononcim të shkurtër të drejtorit të përgjithshëm të poicisë së shtetit, Ardi Veliu, i cili tha se ndodhej në këto momente në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ardi Veliu pohoi nga SHBA se “me njëmilion përqind garantoj publikun shqiptar se atë person nuk e kam takuar dhe se nuk ka asnjë shans që ai person, që foli në video, të ketë hypur në makinën time. E ka çuar policia e Fierit te Prokuroria e Krimëve të Rënda. Kjo është e verteta”- tha për Koha Jone, Ardi Veliu në ora 23.45

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?