Edi Rama i përgjigjet propozimit të Metës
Pas propozimit të Ilir Metës sot ka kthyer përgjigje, në profilin e tij në Facebook, kryeministri Rama.
Nga Edi Rama.
SHËNIMI I DITËS
E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.
Edhe unë kam qënë dhe mbetem i gatshëm per cdo zgjidhje që i’a lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t’u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.
Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujes së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qendrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do te kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje!
Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.
Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor.
Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës.
Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër.
Edi Rama
Lexoni të gjitha reagimet për krizën politike:
Edi Rama takon njerëzit besnikë në PS
Deklaratat e Metës, reagon Basha: Mirë se vjen, por
Deputetja e LSI, thirrje PS: Është koha të lëshoni karriget
Berisha thirrje Ramës: Prano thirrjen e opozitës dhe LSI-së
Qeveri e besimit, reagon deputetja e PS: Gjyshi më ka lexuar
Veliaj: Ata që kërkojnë qeveri teknike të lënë llogjet
Spahiu: Të shtunën Rama lë politikën…ja çfarë do ndodhë!
Erion Braçe nuk pranon qeveri besimi siç kërkoi Meta
Lu dhe Vlahutin, takim me Jozefina Topallin
FRESSH-i i Kavajës shpërthen ndaj LSI
Vjen përgjigjja e parë nga PS për Metën