Përplasje dhe tensione në protestën e opozitës para Kuvendit dhe KQZ

Prej orës 10:00, opozita e ndjekur nga mijëra mbështetës dhe simpatizantë të saj po proteston para Kuvendit nën moton kryesore: “Rama ik!” Paralelisht në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, ku u betuan dhe katër deputetët e rinj që morën mandatet një ditë më parë nga KQZ.

Në orën 12:00 kanë nisur dhe incidentet e para serioze. Protestuesit kanë hedhur shashka në drejtim të kordonit të policisë.

Në pedonalen para Parlamentit dhe në rrugët lidhëse janë vendosur forca të shumta policore. Ajo është mbyllur dhe nuk lejohet kalimi i personave të tjerë.

Efektivë të shumtë, rreth 1 mijë të tillë, kanë marrë masa për të mos lejuar protestuesit që të afrohen në sheshin përpara Parlamentit. Kordonët e policisë po mbrojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit.

Mes thirrjeve të forta “Rama ik” me të cilat shpërthyen protestuesit e mbledhur para Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar se sovrani e ka marrë vendimin dhe regjimi i Ramës ka rënë.

Pas fjalës ai ka ftuar protestuesit ta ndjekin nga pas, drejt KQZ për të bërë hapin e radhës, për të formalizuar djegien e mandateve të vijuesve në listat e kandidatëve të opozitës për deputetë. “Sovrani e ka marrë vendimin, e ka kuptuar fare mirë, prej javësh ajo godinë nuk është godia e Kuvendit të Shqipërisë, por godia e kolerës së krimit dhe korrupsionit”- tha Basha.

Policia ka ndaluar protestuesit që të afrohen drejt KQZ-së. Në një prononcim për mediat, Lulzim Basha deklaroi se KQZ nuk ka kërkuar mbrojtje, ndërsa policia po provokon përplasje.

Pas tensioneve të para, Policia e Shtetit lejoi kreun e PD, Lulzim Basha, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe përfaqësuesit ligjor të partive politike që të dorëzojnë në KQZ dokumentet e dorëheqjes nga mandati të kandidatëve të opozitës.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/392963758202939/

Lexoni edhe…

https://www.facebook.com/kohajone/videos/346099039334646/

SHKARKO APP