Përplasje me policinë te Teatri Kombëtar, situatë që mund të shpërthejë si eksploziv
Qytetarët po përplasen me policinë para Teatrit Kombëtar. Policia ka ndërhyrë në këto momente që të largojnë prej andej qytetarët dhe artistët. Janë mbi 100 qytetarë dhe artistë që ndodhen brenda godinës së teatrit. Artistët ka 6 ditë dhe netë që ruajnë godinën. Ka prej tyre që kanë 17 muaj që mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental. Të ngujuarit nuk kanë komunikim me pjesën e jashtme.
Artistët janë të vendosur të mbrojnë deri në fund godinën. Policia mund të hyjë në godinë, por ende po pret. Të ngujuarit s’duan të lejojnë policinë të hyjë në godinë. Ndërkohë policia ka ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin në Godinën e Teatrit. Po kështu ndalon edhe futjen e çdo ushqimi për të ngujuarit në Teatër.
Situata mbetet kritike te Teatri Kombëtar, pasi forca të shumta policie dhe speciale po shtohen aty, gati për të ndërhyrë për ti nxjerrë me forcë.