Përplasje me policinë para parlamentit. Garda hodhi gaz helmues qytetarëve (foto dhe video)

Sot PS-ja mblodhi parlamentin në kushtet e ilegalitetit. Seanca parlamentare duhej të mblidhej ditën e enjte, sipas Rregullores, por kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ruçi vendosën ta mblidhnin sot në ora 17.00. Mënjëherë opozita bëri thirrje popullit të rrethonte parlamentin, pasi e quajnë “parlamenti i krimit” dhe në një kohë rekord turma disa mijëshe u rreshtua para parlamentit. Situata u tensionua shpejt. Protestuesit donin të çanin kordonin e policisë, por u përballen me qindra forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe më pas me gaz lotsjellës. Ndër radhët e protestuesve kishte mjaft gra shtatzëna dhe fëmijë që shoqëronin prindërit e tyre.

Deputetët e opozitës tentuan të ndalojnë përplasjen. Zona përreth parlamentit u kthye në tym e flakë. Garda hodhi bombola gazi edhe mbi Bashën e Kryemadhin. Sirenat e policisë dhe ambulancave nuk pushonin për orë të tëra, qëkur filloi përplasja.

Pas tensioneve me protestuesit, Forcat e Ndërhyrjes Speciale, me skafandra dhe me shkopinj gome u vendosën në hyrje të Kuvendit, duke krijuar një gardh shumë të madh.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kryetarja e LSI qëndronin në krye të protestuesve. Basha i ka bërë thirrje protestuesve me këngë “ejani mblidhuni këtu, këtu” dhe më pas ka deklaruar se nuk do të vonojë dita që Rama dhe pushtetarët e tjerë do të përballen me burgun.

Në foto: Monika Kryemadhi në momentin kur u hodh gaz lotsjelles që Basha thotë se ishte gaz kimik helmues

Pas hedhjes se gazit mbi qytetarët Basha deklaroi: Edi Rama sonte ti dhe të gjithë ata që ndërhyjnë për të na provokuar me goditje me gaz, mbajeni mend, dita do të vijë dhe asnjë prej jush nuk do të fshihet dot pas imunitetit e uniformës. Do të dilni para ligjit, sovrani do t’ju çojë para drejtësisë dhe në burg, aty ku e keni vendin!

Situata ishte kaotike, pasi njerëzit vraponin të iknin nga gazi, kurse Lulzim Basha tha se ky është gaz kimik helmues dhe se kryeministri do përgjigjet personalisht.

Në protestuesit pritën deri vonë që bllokonin daljen e deputetëve të PS-së nga hyrja e parlamentit, porse ata dolën fshehur nga një hyrje sekrete e parlamentit.

Më pas protesta u mbyll. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi që ishin në ballë të protestës dhe që gazi lotsjellës u hodh kastile ndaj tyre, thanë se për Edi Ramën nuk do ketë mëshirë.

(VIJON…)

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/353105388872045/

FOTOGALERI/Çfarë ndodhi sot para Parlamentit 

SHKARKO APP