Petrit Vasili: Çfarë sikleti ka Edi Rama që kërkon falje për Saimir Tahirin?
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili deklaron se kryeministri Edi Rama po sillet si i marrë peng lidhur me hetimet ndaj ish-ministrit të akuzuar për trafik droge, Saimir Tahiri. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se në momentin që të gjithë ndërkombëtarët po kërkojnë llogari për hetimet e Tahirit, Edi Rama thotë se mediat duhet t’i kërkojnë falje.
Vasili shton se kërkesa e Edi Ramës për falje tregon një siklet të madh të Kryeministrit dhe pengmarrje nga krimi. Sipas tij “kemi një kryeministër të kapur për fyti nga krimi”. Në dy daljet e fundit publike kryeministri Edi Rama është shprehur se duhet t’i kërkohet falje Tahirit për akuzat që i janë bërë në media.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
“BE e qartë, po Edi Rama ku e kanë zenë për fyti që genjën për Tahirin?? Rama ç’hall ka, kush e ka kapur per fyti, ç’siklet e ka mberthyer, që gënjen paturpësisht për Tahirin dhe thotë që çështja është mbyllur.
Ja çfarë deklaron Rama: “Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinët në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani”.
Ambasadori i BE ne Tirane Soreka publikisht deklarohet qartë dhe mënyrë koherente.
Ja se ç’deklaron Ambasadori i BE në Tirane Soreka:
Pyetje:Çështja Tahiri është në qendër të vëmendjes, keni ndonjë koment për këtë?
“Pres që çështja të ecë, të përfundojë dhe të paraqiten rezultatet nga prokuroria sepse mendoj se është në interes të të gjithëve, përfshirë të akuzuarin, të kemi një formulim të qartë për atë që ka ndodhur.”
Pyetje: Por Tahiri pretendon se rasti i tij është mbyllur në Itali? “Nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare, ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe pastaj të dimë çfarë mendojnë autoritetet sovrane shqiptare.”
Ja çfarë kryeministri i kapur për fyti drejton qeverinë. Çdo koment tjetër është i panevojshëm pasi mashtrimi publik i kryeministrit është tepër i qartë.