Petrit Vasili: Edi Rama është shumë “sëmurë”
Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në Facebook pas postimit të Edi Ramës ku mohonte se kishte probleme shëndetësore dhe sulmonte opozitën.
“Edi Rama eshte shume “semure”. Nga semundja eshte “verbuar”,flet perçart,
i merret shume fryma. Dhe kryesorja eshte kaps. Duhet ndihmuar te dale jashte, por andej nga duhet dhe jo nga goja sic ben prej kohesh”,- shkruan Vasili.
https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2053411778291977
Media të ndryshme kanë raportuar se kreu i qeverisë Edi Rama ka shkuar jashtë Shqipërisë gjatë ditëve të fundit për t’ju nënshtruar mjekimeve të specializuara. Kryeministria i ka mohuar këto lajme, ndërsa sot Kryeministri Edi Rama ka reaguar personalisht duke akuzuar opozitën për shpifje.
Zyrtarë të Këshillit të Ministrave thonë se Edi Rama ndodhet jashtë Shqipërisë për të zhvilluar takime që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE dhe çeljen e negociatave. Pavarësisht kësaj, në faqen zyrtare të qeverisë prej disa ditësh nuk ka asnjë takim apo aktivitet publik të zhvilluar nga kreu i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama lëshon piskamën: Pika që s’ju bie kur thonë plakat!