Petrit Vasili: Garë e fortë LSI-PS-PD. Do dalim forcë e parë

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili doli sot në një konferencë për mediat një ditë pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha.

Vasili tha sot se marrëveshja nuk e cenon LSI-në edhe pse hyn në zgjedhje pa koalicione.

Ai shprehu bindjen se LSI do të dalë forcë e parë.

“Pavarësisht zgjatjes së krizës artificiale, është e rëndësishme që ne do të kemi zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe kaosi u evitua.

Tani s’ka më diskutim për datën e zgjedhjeve dhe vendimi është në dorë të qytetarëve. Ata vlerësojnë çdo forcë politike.

Sigurisht tani do kemi një garë gjithëpërfshirëse. LSI ka punuar fort për këto zgjedhje. Sot do të kemi një garë të barabartë mes forcave politike.

LSI sot është më e bindur se dje, se do të jetë forcë e parë politike, sepse përfaqëson një forcë politike, me integritet e transparente, cilësi për të cilat ka nevojë Shqipëria.

Pasi ajo është një forcë politike gjithëpërfshirëse. Ne na vjen keq që është mohuar pjesëmarrja në koalicion i disa forcave politike. Kjo nuk e dëmton kurrë LSI-në. Për fat të keq kjo nuk ndodhi, por gara vazhdon”, tha ai.

Ju vjen keq që nuk do të jeni pjesë e koalicionit me PS?
Ne sot kemi një marrëveshje politike që ka mundësuar një garë elektorale të barabartë që të shkojmë më të qetë në zgjedhje dhe institucionet që dalin prej tyre.
të gjithë elementët e tjerë janë tërësisht të parëndësishëm dhe interesimi i LSI është ky objektiv që të jemi forcë e parë.

SHKARKO APP