Petrit Vasili: Hetim të plotë për përgjimin e Ministrit Saimir Tahiri

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar një ngjarje të rëndë denoncimin e bërë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me përgjimin në zyrën e tij. Në një deklaratë për mediat, ku ka prezantuar dy nënkryetarët e rinj të LSI­së, Endrit Brahimllari dhe Kejdi Mehmetaj, Vasili ka folur edhe për këtë çështje.

Deputeti i LSI i ka bërë thirrje prokurorisë që të bëjë hetim të plotë për këtë çështje, për të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e përgjimit, “pavarësisht përkatësisë politike”.

“Sa i takon çështjes së denoncimit të ministrit Tahiri për përgjimin e tij, jemi njohur nga media për këtë. Është një gjë e rëndë, që kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi të madhe nga ana e prokurorisë shqiptare. Zbardhja e plotë e kësaj çështje dhe e përgjegjësive për këdo do të ishte përgjigjja më e mirë për problemin. Pavarësisht nga përkatësia politike që mund të ketë ky pëson duhet të mbahen përgjegjësi të plota”, tha deputeti Vasili.

Nga ana tjetër Vasili ftoi Prokurorinë e Përgjithshme që t’i shkojë deri në fund çështjes së përgjimeve. Sipas kreut të Grupit të LSI­së, me hetimin e kësaj çështje duhet të ndahemi nga paligjshmëria  “Besojmë që ky hetim është një hetim që ka një rëndësi të jashtëzakonshme edhe politike edhe shoqërie, për një arsye të qartë për gjithë shqiptarët, pasi është e detyruar të bëjë një hetim të përgjegjshëm. Duke kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve për të zbardhur çështjen e përgjimeve, duke ecur para pa asnjë pengesë. pasi është momenti ku të ndalemi nga paligjmëria, pasi në rast se ajo do konstatohej, dhe thoshte se jemi para që Prokuroria të godas paligjshmërinë”, tha Vasili.

Po ashtu, ai bëri të ditur se: “T’u tregojmë gjithë shqiptarëve dhe politikanëve, që çdo veprimtari të paligjshme, siç është çështja e përgjimeve ku ndërkombëtarisht dënohet, e vetmja përgjigje do ishte nxjerrja e përgjigjeve. Shqiptarët do ishin të qetë dhe të qartë që raporti i tyre është me ligjin dhe paligjshmëritë goditen pa asnjë hezitim. Besoj se këtij misioni Prokuroria shqiptare duhet t’i shkojë deri në fund”.

Deputeti i LSI foli edhe lidhur me takimin Rama­Basha, duke theksuar se është me rëndësi në këtë moment ku ndodhet reforma në drejtësi. “Lidhur me takimin tashmë të bërë publik në rrugë mediatike, mes kreut të PS dhe kreut të PD, mendimi nëse në momentin delikat në të cilin ka hyrë reforma në drejtësi, duhet të jetë kryetema e diskutimit, dhe ky moment kërkon ë të bëhen të gjitha përpjekjet e duhura. Ne e mirëpresim çdo sipërmarrje të këtij lloji, e cila na çon drejt miratimit sa më parë të kësaj reforme. Do ishte i mirëpritur çdo nismë për të ecur përpara me reformën, pa cënuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, të Euralius dhe OPDAT”, tha Vasili.

Duke u ndalur tek kërkesa e partive të vogla për sistemin zgjedhor, Vasili tha se tashmë është momenti i duhur për t’i shqytuar. “Për kërkesën e partive të tjera, jam njohur me këto kërkesa. Besoj se synojnë drejt rritjes së transparencës së procesit zgjedhor. Meritojnë të konsiderohen dhe të vlerësohen me kujdes. Komisioni i ngritur për këtë çështje duhet të marrë këto kërkesa dhe t’i shqyrtojë, pasi jemi në momentin e duhur për t’i shqyrtuar”, tha ai.

SHKARKO APP