Petrit Vasili: Jashtë nga Shqipëria, Borchardt!
Pas gjestit të turpshëm e aspak të hijshëm të ambasadorit Bernd Borchardt drejtuar protestuesve e banorëve te Unazës së Re, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka renditur disa arsye se përse Borchardt duhet të largohet nga Shqipëria.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se “ky alabak, që guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptarëve. Ky që qepi gojën për votimet puniste të 30 qershorit. Ky që mbylli gojën për raportin e OSBE-ODIHR për 30 qershorin. Ky që paturpësisht ndryshoi fjalën brenda natës për drogën që mbuloi Shqipërinë. Ky që në 2008 i bëri duart flakë kur duatrokiste shkatërrimin e kushtetutës dhe zgjedhjeve.”
Më tej, Vasili vijon shkrimin e tij duke shtuar se tani presim që Edi Rama t’ia marrë përqafe gishtin e mesit Borchardt-it dhe t’i kërkojë ndjesë atij.
Në vijim postimi i plotë i Vasilit
Jashtë nga Shqipëria, Borchardt!(VIDEO).
Ky alabak, që guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptarëve.
Ky që qepi gojën për votimet puniste të 30 qershorit.
Ky që mbylli gojën për raportin e OSBE-ODIHR për 30 qershorin.
Ky që paturpësisht ndryshoi fjalën brenda natës për drogën që mbuloi Shqipërinë.
Ky që në 2008 i bëri duart flakë kur duatrokiste shkatërrimin e kushtetutës dhe zgjedhjeve.
Ky nuk është OSBE, ky nuk Europa ky është thjesht një individ i akaparuar.
Presim tani që Edi Rama t’ia marrë përqafe gishtin që ngriti Borchard dhe t’i kërkojë atij ndjesë, hë jepi Edi ç’pret?