Vasili, letër institucioneve kushtetuese: Po instalohet një qeveri juntë policore
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili me anë të një letre informon sot drejtuesit e institucioneve kryesore në vend, për shkelje të rënda ligjore në vendimin e fundit të Qeverisë për kontrollin e nëpunësive civilë gjatë fushatës.
Në letrën e tij, Vasili thekson se ky vendim nuk është marrë në mbledhje të rregullt qeverie. Nuk ka pasur as diskutime dhe as shprehje të opinioneve. Kreu i LSI-së thotë se ky vendim është marrë në kundërshtim të plotë me ligjet dhe po krijon një precedent të rrezikshëm në Shqipëri.
Vasili thekson në letrën e tij se veprime të tilla po bëjnë që ndaj administratës të kryhen presione dhe shantazhe mafioze.
Duke theksuar se akte të tilla që bien ndesh me Kushtetutën dhe Legjislacionet ndërkombëtarë, Vasili shton se qeveria duhet të reagojë menjëherë. “Veprime të tilla të ngjashme me ato të një junte nuk kanë asnjë lidhje me një qeveri demokratike”,- shprehet Vasili.
LETRA E PLOTË E KREU TË LSI: