Petrit Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, Edi Rama përkthen shtrembër
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas qëndrimeve që Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe Hoyt Yee, mbajtën për rastin e ish-ministrit Tahiri, ku u shprehën se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e ku kryeministri e deformon të vertetën amerikane. Në një postim në facebook, Vasili shkruan se Kryeministri i trembur ngre barrikada dhe voton kundër të vërtetës.
”Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e saktë: Askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë”,-shkruan Vasili.
Qëndrimet e ambsadorëve, sipas Vasilit, Kryeministri Edi Rama i përkthen keq. Më tej kreu i deputetëve të LSI-së, thekson se ambasadorët mbështesin prokurorët dhe gjykatësit, kurse Rama i sulmon pasi synon t’u mbyllë gojën.
Statusi i Petrit Vasilit:
Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folen drejt e thanë: Askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë. Lu dhe Hoyt Yee thonë: Të dalë e vërteta, Kryeministri i trembur i ngre barrikade dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë. Hoyt Yee thonë: Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që ty mbyllë gojën. Amerikanët kanë folur qartë dhe drejtë, kryeministri në krizë përkthen shtrembër.