Petrit Vasili: Lu dhe Vllahutin, mos heshtni dhe shpëtojeni Vetingun
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar nga ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vllahutin që të ndërhyjnë për të ndikuar në zbatimin korrekt të Vettingut.
Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se me vendimet e fundit të qeverisë, reforma në drejtësi është e kërcënuar. Ai u bënë apel diplomatëve, që ashtu siç ndikuan në miratimin e reformës, të ndikojnë në zbatimin e saj.
Deklarata e Petrit Vasilit:
Për shkak të frikes së shkollëpakut nga Vetingu qeveria e tij e vogel futi duart e medha te Vetingu.
Qeveria tashme i kontrollon strukturat e Vetingut, u jep personel dhe para aq sa do ajo’ dhe me anë të Ministrisë së Drejtesise u administron investimet dhe informacionet, pra u kontrollon gjithçka.
Ambasadorët Lu dhe Vllahutin ishin garantët e pavarësisë së plotë dhe të pakushtëzuar të Vetingut.
Si anëtar i komisionit të reformës në drejtësi, personalisht e votova vetingun në atë kohë (kujtoj që vota ime bënte diferencën) vetëm pasi besova totalisht garancitë e plota që dy ambasadorët e nderuar Lu dhe Vllahutin qe perfaqesojne SHBA dhe BE më dhanë edhe mua personalisht.
Te nderuar Lu dhe Vllahutin, votimi i fundit i dhunshem i maxhorances në parlament për strukturat e Vetingut :
1.është falimentimi i një ideje pozitive,
2.është perëndimi i një shprese të fundit për një drejtësi të pavarur dhe me integritet,
3.është pushtimi prej qeverisë i mundësisë së fundit për ringritjen e shtetit të së drejtës.
Ambasadorët Lu dhe Vllahutin në kohën e miratimit të kësaj reforme
1. garantuan publikisht se reforma në drejtësi ishte nje produkt i perbashket edhe i SHBA dhe BE, e ku Vetingu ishte zemra e procesit.
2.Garantuan gjithashtu se qeveria s’kishte te drejte te propozonte reformen, por Kuvendi i Shqiperise dhe Komisioni i Posacem.
3.Garantuan gjithashtu qe Ministria e Drejtesise nuk do te kishte asnje rol sepse organet e reja do te ishin krejt te pavarura ne vendimet e tyre por edhe ne administrimin e tyre.
4.Garantuan qe qeveria do te paguante te gjithe kostot financiare pa nderhyre ne kete proces.
Ka vetëm një shpresë të fundit për të shpëtuar asgjësimin përfundimtar të Vetingut.
Lu dhe Vllahutin kanë sërish në duart e tyre një mundësi të fundit që ta shpëtojnë Vetingun, që zemra e reformës në drejtësi të mos pushojë ende pa filluar mirë dhe qe Shqiptaret te mos zhgenjehen perfundimisht.
Le ti kerkojne maxhorances t’i anulloje vendimet e fundit te marra ne kuvend me 73 vota duke asgjesuar te gjitha garancite qe vete ambasadoret u dhane te gjithe shqiptareve ne korrikun e 2016.
Ne te kundert do te thote se gjithçka ishte nje demagogji, farse dhe riciklim i te njejtes drejtesi te kapur e te korruptuar si dhe qe kete fat te Vetingut do te kete edhe SPAK-u etj organe te drejtesise.