Petrit Vasili: Marrëveshja Rama-Basha nuk u bë sipas paketës “McAllister”

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaron se detajet e marrëveshjes Rama-Basha i ka mësuar nga mediat. Vasili deklaroi gjithashtu, se marrëveshja ka privuar partitë për të bërë koalicion dhe kjo është anti-kushtetuese.

Është një privim anti-kushtetues privimi që i ndalon partitë për të mos garuar në koalicion. Kjo marrëveshje ka shumë detaje që duhet të ketë sqarime të mëtejshme, pra duhet shpjeguar pasi ka shumë momente”,- tha Vasili.

Kryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi se marrëveshja Rama-Basha nuk është sipas paketës “McAllister” por me ndryshime të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama kërkoi takim kokë më kokë me Bashën, dhe ne që ishim në tavolinë ishim dakort, me propozimin e ndërkombëtareve. Kjo situatë nuk ka lidhje me 2008, pasi sot ka ndodhur ose është ndërtuar një menu, por jo një Republikë e Re, as kushtetuese apo zgjedhore… Edi Rama nuk ka thënë që do ndryshojmë 6 ministra, por ka thënë do vete kështu siç jam në 18 qershor. Paketa McAllister është prishur, pasi Edi Rama ka bërë një Big MaC”,- u shpreh kreu i LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po sot, më herët, Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për marrëveshjen mes PS dhe LSI. Në një reagim në Facebook, Vasili vlerëson marrëveshjen dhe komenton paktin e Ramës dhe Bashës për të dhënë edhe Ministrinë e Drejtësisë për opozitën.

Nga ana tjetër, kreu i LSI-së shprehet se 7 ditët që PD-ja fitoi për shtyrjen e zgjedhjeve duhet t’i përdorë për garantimin e standardeve më të larta të zgjedhjeve.

“Jam i kënaqur qe me ne fund u arrit marrëveshja qe luftova deri ne fund. Jam i kënaqur edhe qe opozita do te mare pjese ne zgjedhje. Çlirimi nga detyrimet burokratike me jep gjithë kohen qe t’i dedikohem fushatës per te nxjerre LSI-ne force te pare.

Shpresoj qe në këto 7 dite te çmuara te shtyrjes se zgjedhjeve, opozita do te realizoje objektivat e saj për standarde te larta ne zgjedhje, luftën kundër drogës dhe dekriminalizimin”,- tha Petrit Vasili.

Kreu i LSI-së ka bërë ironi dhe me afatin kohorë në të cilin do të realizohen të gjitha kërkesat e opozitës për zgjedhje me standarde. Shtyrja e zgjedhjeve nga 18 qershori në 25 është vetëm një javë. Brenda kësaj duket se PD-ja e ka të pamundur të që të gjejë zgjidhje për të gjitha kërkesat që ka pasur për dekriminalizmint, blerjen e votës dhe gjithë problemet e tjera të zgjedhjeve në Shqipëri.

Ai shtoi se “marrëveshja për ndarje drejtorish, ishte pazar, këtu u ndanë ndërrmarje, prandaj është marrëveshje e fortë”.

Vasili tha shtoi se “në paketë McAllister ka pasur një përcaktim që monitorimi për policinë do të ishte i plotë, pasi edhe opozita e ka vënë në dukje këtë gjë prej kohësh, kjo që shoh tani në marrëveshje, është një qëndrim jo në intensitetin e duhur për monitorimin ndaj drogës. Këtu ka një rezervë, pasi paketa tregonte përfshirjen e amerikanëve dhe evropianeve. Për mua, marrëveshja ishte kompromis teknik dhe jo politik, paketa impononte një zgjidhje për standartin e zgjedhjeve, për drogën dhe për dekriminalizimin”.

Kreu i LSI-së tha se do të kërkojmë shpjegime se përse u braktis paketa “McAllister”. “ Çdo marrëveshje e rëndësishme politike, do të kishte nevojë edhe për një shpjegim politik, pasi ne e kemi mbështetur paketën McAllister. Duam shpjegime pse u braktis paketa “McAllister” dhe kush ishte garanti i cili mori përsipër të arrihej kjo marrëveshje”.

Rakipi: Z. Vasili, a ju njoftuan për shkarkimin si Ministër?

Vasili: Nuk kam pasur asnjë komunikim deri tani.

LEXONI EDHE:

Zbardhet marrëveshja PS-PD. Zgjedhjet më 25 qershor. Ndryshojnë 6 ministri

Një marrëveshje – pazar i ndyrë. Basha shet parimet, Rama ruan karriken

Pazari i fshehtë / Basha sposton Berishën dhe Rama fut brrylin Metës

Meta: Sali Berisha, dobësia ime. Eshtë vlerë kombëtare e pazëvëndësueshme

Mesnata dyshe/Basha-Rama, çfarë pazari kanë bërë që nuk e tregojnë?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?