LSI/ Vasili: Na duhet shtet që të shtrin dorën dhe zemrën, e jo prangat (PS)!

Nëse në zgjedhjet e kaluar është parë përballja opozitë-mazhorancë, këto zgjedhje po shihet një luftë e fortë mes dy aleatëve në qeverisje. Kështu, PS dhe LSI çdo ditë e më shumë i intensifikojnë akuzat ndaj njëra-tjetrës. PS-ja po gjuan me thumba dhe kunja nga frika ndaj LSI-së, e cila synon të dalë forcë e parë. Bile edhe për fajet e saj e të ministrave të PS, si ai shendetsisë që bëri shendetsi falas por vodhën buxhetin e shtetit me koncensione personale apo i ministrisë së brendshme që e mbushit vendin me kanabis, faji e paska LSI!

Ka qenë kreu i LSI-së Petrit Vasili që përmes një statusi në facebook është shprehur se ka ikur koha e fasadave dhe ka ardhur koha e gjërave konkrete.

Ai ka thumbuar qeverisjen Ps-së duke thënë se duhet një shtet që shtrin dorën dhe jo që tregon drurin e prangat.

MESAZHI I PETRIT VASILIT:
Programi i LSI-së e transformon Shqipërinë. Ikën nga fjalët dhe fasadat, e vjen te konkretja, te tavolina e qytetarit, te qetësimi i biznesit. Japim përgjigjet që kanë munguar për më shumë se dy 10-vjeçarë për të krijuar një shtet që shtrin dorën dhe nuk tregon drurin, që ofron zemrën dhe jo prangat.

Ky shtet i duhet të gjithëve. Këtu mund të jetohet më mirë dhe qindra e mijëra të rinj nuk kanë nevojë të shikojnë Perëndimin e hidhët e të largët, por ta shikojnë të ardhmen këtu, në vendin tonë
#NjeShansPerTeGjithe
#NjeShansPerGruan

SHKARKO APP